• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA NË SHBA/ Rrëfehet autori i 22 vrasjeve, udhëtoi mbi 1 mijë km për të kryer sulmin
Home
Nderkombetare

MASAKRA NË SHBA/ Rrëfehet autori i 22 vrasjeve, udhëtoi mbi 1 mijë km për të kryer sulmin

10 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Vrasja në masë e 22 personave në shtetasin e Teksasit një javë më parë kishte si synim popullsinë latine në vend. Autori ka rrëfyer se kishte udhëtuar rreth 1 mijë kilometra deri në qytetin kufitar të El Pasos, ku ndodhi tragjedia. Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron masa për mbajtësit e armëve.

Autori i masakrës së El Pasos në një qendër tregtare fundjavën e kaluar, ku u vranë 22 persona, ka rrëfyer se objektivi i tij ishin shtetasit meksikanë.

Sipas një procesverbali të policisë vendase të publikuar në mediet amerikane, 21-vjeçari Petrik Krusius e kishte ndërmarrë sulmin për shkak të racizmit për latinët.

Urrejtjen për ata që ai i quante pushtues të Amerikës e kishte shprehur edhe në një manifest të hedhur në internet përpara sulmit.

I dyshuari mësohet se ditën e ngjarjes kishte udhëtuar rreth 1 mijë kilometra nga qyteti i Dallasit drejt qytetit kufitar të El Pasos në shtetin e Teksasit.

Me vetë ai kishte një armë gjysmautomatike tip Kallashnikov dhe shumë krehëra rezervë.

Pas sulmit ai u arrestua nga policia kur po largohej me makinë, dhe akuzat e rënda mund ta dënojnë me vdekje.

Pasi vizitoi viktimat dy ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se do të punojë seriozisht për të propozuar masa për kontrollin e armëve të zjarrit.

“Nuk duam që armët të përfundojnë në duart e njerëzve të çmendur, të sëmurë mendërisht, të këqinj dhe të rrezikshëm. Do të kërkojmë verifikimin inteligjent të historikut të çdo zotëruesi armësh,” deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se këto ide do t’ia shpaloste edhe organizatës së fuqishme që mbron të drejtat e armëmbajtësve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTEROIDI "16 Psyche"/ Përmban aq shumë flori sa mund të bëjë çdo banor të tokës miliarder
Previous article HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Derbi Tirana-Partizani do të luhet në javën e...

k.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT