• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E LIBOFSHËS/ Dha vendimin e fundit me vdekje, prokurori tregon si i zbuluan dy autorët: U zhdukën 3 breza
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E LIBOFSHËS/ Dha vendimin e fundit me vdekje, prokurori tregon si i zbuluan dy autorët: U zhdukën 3 breza

18 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kiço Nano është prokurori që në vitin 1992 kërkoi dënimin me vdekjen të dy vëllezërve që bënë atë që u cilësua si masakra e Libofshës që vranë pesë persona.

Më datën 29.05.1992, ora 06:45, në fshatin Libofshë të rrethit Fier, në banesën e tyre u gjetën të vrarë shtetasit Petrit, Zenepe, Agim, Rajmonda dhe Magdalena Pupa.

Autorët e krimit kishin mundur të përkulin hekurat e dritares, hequr xhamin e superluçes dhe ishin futur në banesë.  Nga hetimet intensive rezultoi se  autorë të ngjarjes ishin Ditbardh dhe Josif Çuko.

Ish-prokurori që hetoi ngjarjen e rëndë, Kiço Nano ka folur në emisionin Zona Zero me gazetarin Thimi Samarxhiu në Top News, duke dhënë detaje mbi atë proces që çoi në gjetjen e dy autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Kam qenë prokuror i rrethit të Fierit deri në korrik 1992. Në muajin maj, në Libofshë ndodhi një ngjarje tepër e rëndë kur u zhdukën tre breza. E kam ndjekur që nga fillimi, gjatë gjykimit, deri në ekzekutimit të dy kriminelëve në qershor të atij viti. Ishte një ngjarje e rëndë, sepse u zhdukën tre breza, u vra djali i madh me bashkëshorten, fëmija i vogël, Magdalena, dhe djali. Ngjarje e rëndë në botë, kur u zhdukën tre breza”, tha Nano në Zona Zero.

Më tej ai u shpreh se “kjo ngjarje u hetua në kohë rekord, hetim, gjykim, shkallë e lartë, deri në ekzuetim, pra deri në firmosjen e presidentit të kohës, Sali Berisha për ekzekutimin. Më 25 qershor, unë kam qenë në sheshin Fitorja, pra hotel Turizmit kur u ekzekutuan”.

Më tej ai ka dhënë detaje se si u zbuluan autorët e ngjarjes, ajo që çoi në identifikimin e tyre.

“Mund të them që ekspertimi që u gjet në gjurmët e gishtërinjve, doli që autorët kishin hequr xhamin nga dritaret, na ndihmoi në zbulimin e autorëve. U punua shumë me ekspertin, ishte ai që i dha drejtim hetimit. Rezultoi se u gjetën gjurmët e Ditbardhit në të. Ai ishte skeduar në një vjedhje, duke bërë krahasimin, doli që gjurmët ishin të atij. Që aty filloi zbërthimi i tij. Edhe pse ai Ditbardhi tentoi të largohej nga Shqipëria, por nuk ia arriti dot. Ku u konkludua se ishte një nga autorët, pastaj vijuam hetimin, e u zbërthyen dhe u vendos përpara drejtësisë edhe Josifi. Gjurmët e gishtave i dhanë drejtim hetimit”, tha ish-prokurori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KUJTIMET E KOÇO DEVOLES/ Kur nisëm të bënim humor dhe çmimi i parë i Filip Çakulit
Previous article "TAKOJ SHPIRTRAT E TË VDEKURVE"/ Trondit përkthyesja paranormale: Më thanë edhe për tërmetet

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT