• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NGA KUJTIMET E KOÇO DEVOLES/ Kur nisëm të bënim humor dhe çmimi i parë i Filip Çakulit
Home
Kulturë

NGA KUJTIMET E KOÇO DEVOLES/ Kur nisëm të bënim humor dhe çmimi i parë i Filip Çakulit

18 November, 2021 F.autor Kulturë

Drejtor i RTSH-së në vitet ‘80-të ka qenë Marash Hajati. Unë punoja edhe si skenarist dhe si aktor. Marashi, si shkodran që ishte, e pëlqente humorin dhe më thërriste jo rrallë në zyrë. Kështu u bëmë miq duke bërë edhe humor. Për ndonjë skeç që atij nuk i pëlqente, unë i thoja:

-Po mirë, mo shoku Marash, nuk të pëlqen ty, por i pëlqen popullit!

-Po fakti që ky skeç nuk më pëlqen mua, -më thoshte, -pak është për ty për ta hequr?!

Aty nga viti 1981 ose 1982 Marashi më thotë:

-Dëgjo! Çfarë do të bëjmë për programin e Vitit të Ri? Ke menduar ndonjë gjë a ke ndonjë ide të re, që mishi të piqet dhe helli të mos digjet? Një ditë morëm rrugën për në Gjirokastër. Rrugës i them drejtorit:

-Kam menduar këtë skeç: Në skenë paraqitet një dhomë gjumi. Në mes të saj ndodhet një krevat dopio. Poshtë çarçafit dy trupa që lëvizin…

-Mos më thuaj që heqin çarçafin dhe spektatori sheh dy palë këmbë bigë?!
-Më dëgjo deri në fund… Nuk kam mbaruar… Dëgjohen hapa në korridor. Njëri që është nën çarçaf, zbret dhe futet poshtë krevatit. Mbi çarçaf nxjerr kokën një grua. Hapet dera. Futet një oficer që është bashkëshorti i gruas. Ai shkon te komodina ngjitur me krevatin, hap sirtarin dhe nxjerr pistoletën. Kur oficeri provon pistoletën, atij që është poshtë krevatit, i shpëton urina. Ajo përhapet dhe del në dysheme. Këtu skeçi përfundon.
-E cili është mesazhi? -pyeti Marashi.
-Komunalja punon pa cilësi. Dyshemeja ishte e pjerrët.

-E bukur shumë, -tha Marashi. -Në darkë e japim në televizor dhe në mëngjes përgatitim
dorëheqjet: unë i pari, ti pas meje. Kam një pyetje: Mos ke shkarë pak nga fiqiri kohët e
fundit?
-Drejtori gjykon më gjerë… -ia ktheva unë dhe qeshëm të dy… 60 vite prodhoj humor. Shkruaj skeçe. Bëj skenare. Dal në skenë. Luaj në filma.
Talenti? Nuk mjafton. Unë them jam njeri me fat, që për 40 vjet jam me Filip Çakulin, si mishi me thoin.
Ai ka fantazi si askush në Shqipëri. Ka guxim, jo rrallë, të marrë. Unë e krahasoj me Qamil Buxhelin, i cili edhe në diktaturë tallej me sloganet e partisë.
Ja një humor i Buxhelit:
Në një pastiçeri ishin vendosur dy parrulla: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” dhe në krah të saj parrulla tjetër “Klientë, veresije nuk ka”. Një ditë u thye xhami i dyqanit. Punëtori ngjiti xhamin, por ngatërroi parrullat: “Klientë të të gjitha vendeve bashkohuni” dhe “Proletarë veresije nuk ka”. Këtë guxim e gjejmë edhe te Filipi. Po tregoj një histori:

Ishte viti 1986. Në Radio Tirana u bë një konkurs për tregimet humoristike. Çmimin e parë e mori Filipi. Për dhënien e çmimeve u organizua një shfaqje televizive. Paraqitësi i programit pyeti: “Ku e gjeni humorin?”

Filipi ishte hazër-xhevap edhe pse jetonim në epokën e diktaturës:
-Humori më gjen vetë. Do një fakt? Një javë më parë u organizua një takim për fushatën e korrje-shirjeve në Lushnje. I deleguar ishte shoku Pali Miska, ministër i Bujqësisë dhe anëtar i Byrosë Politike. Shoku Pali tha tre gjëra me shumë rëndësi:

Së pari: Gruri mbillet në tokë. Së dyti: Kur piqet, korret me autokombajnë. Së treti: Buka e grurit bëhet me miell gruri?!” Ka humor më të bukur?
Një ditë më vonë në redaksinë e gazetës “Bashkimi” u ankua shoku Pali. Në një dosje të kuqe mbante një raport me 40 faqe. Nxinte në fytyrë dhe shkumëzonte nga inati:

“Ja, shoku kryeredaktor! Këto lexova në takim?!”.. Tani dëgjoni më të bukurën. Dënimin më të rëndë e mori shefi i Filipit: gjysëm rroge gjobë. Dhe shef ishte Mitro Çela. Anëtarët e kolegjiumit morën vërejtje. Filipi një vit në Dibër për edukim…

Shënim i Mitro Çelës: Këto kujtime i gjeta në kompjuterin e Koços. Mendonte t’i tregonte në
TVSH, pas bisedës që kishte bërë me Thoma Gellçin, ish drejtor i RTSH-së… (Mitro Çela)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JEMI MIQ..."/ Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë zyrtarisht të ndarë
Previous article MASAKRA E LIBOFSHËS/ Dha vendimin e fundit me vdekje, prokurori tregon si i zbuluan dy autorët: U zhdukën 3 breza

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT