Rusia pas mbylljes së kufirit në Lindjen e Largët me Kinën tashmë duket se nuk do të rrezikojë më me koronavirusin.
Kryeministri i ri Mikhail Mishustin njoftoi se Rusia ka urdhëruar dëbimin e të gjithë të huajve të cilët kanë koronavirus dhe ndodhen brenda terriotorit të vendit.
”Tani koronavirusi është shtuar në listën e sëmundjeve shumë infektive. Kjo do të lejojë për të dëbuar shtetasit e huaj, nëse konstatohet se kanë një sëmundje të tillë, dhe të shpallim masa speciale kufizuese, duke përfshirë izolimin dhe karantinën,”- tha Mishustin tha në një konferencë të përditshme me zëvendëskryeministrat në Moskë.


