• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRIN FUND RADHËT KILOMETRIKE NË DOGANA/ Nga sot rregulla të reja për hyrjen në Greqi
Home
Breaking News

MARRIN FUND RADHËT KILOMETRIKE NË DOGANA/ Nga sot rregulla të reja për hyrjen në Greqi

17 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas mesnate, rreth orës 00:40 të 17 Gushtit, ka marrë fund saga disa ditore e radhës kilometrike që ishte krijuar në doganën e Kakavijës. Pikërisht në këtë orë, përfundoi kalimi drejt Greqisë i të gjithë qytetarëve që prisnin në radhë prej 4-5 ditësh.

Pala greke punoi gjatë gjithë natës përtej orës 22:00 sikurse ishte rënë dakord, për të bërë të mundur kalimin e kufirit të të gjithë qytetarëve që prisnin në radhë. Marrëveshja u arrit falë komunikimit të autoriteteve shqiptare me palën greke.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Kakavijës kaluan 3325 persona dhe 1629 automjete. Edhe në pikën kufitare të Kapshticës situata u normalizua shpejt.

Ndërkohë që sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për të kaluar drejt Greqisë. Kështu, për të kaluar nga dogana e Kakavijës dhe Kapshticës, qytetarët do të duhet të kenë me vete certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë negativ. Pala greke ka kërkuar që ky testim të jetë kryer nga ISHP ose nga çdo klinikë apo spital i certifikuar nga shteti.

Kjo certifikatë e kryerjes së testit Covid-19 duhet të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

Po kështu, qëndron në fuqi edhe aplikimi i formularit online PFL. Prej ditës së sotme, nga dogana e Kakavijës lejohet të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga Kapshtica 300 persona në ditë.

Qytetarët që do të lejohen të kalojnë drejt Greqisë nëse plotësojnë kushtet e mësipërme janë ata që kanë leje qëndrimi ose shtetësi greke, punëtorët sezonalë, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Infektohet Drejtori i Policisë Berat dhe e shoqja
Previous article REPLIKON ME METËN/ Braçe: Dikush t’i thotë hienës së votave se provokimet banale ndaj shqiptarëve nga blloku i luksit, nuk zgjidhin gjë

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT