• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJET ME ITALINË/ Rama: Ato për mbrojtjen dhe energjinë, më të rëndësishmet
Home
Politikë

MARRËVESHJET ME ITALINË/ Rama: Ato për mbrojtjen dhe energjinë, më të rëndësishmet

15 November, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane gjatë qëndrimit të tij në Itali ku të enjten e 13 nëntorit u zhvillua mbledhja e parë e ndërqeveritare mes dy vendeve tona. Në një intervistë për Bruno Vespën, Rama tha se marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara janë ato për mbrojtjen dhe energjinë. Nuk la pa përmendur edhe ato të tjerat në lidhje luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe sigurinë.

“Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme. Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë”, tha Rama.

Sa i përket, marrëveshjes për emigrantët, Rama tha se nga qershori pritet të ketë një përgjigje në nivel europian për ta zhbllokuar këtë çështje.

“Ajo [Meloni] është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta”, tha Rama.

Edhe për Bruno Vespën ai ripërsëriti të njëjtën gjë që tha gjatë konferencës për shtyp. Janë disa vende që kanë shikuar mundësinë për të punuar me Shqipërinë mbi të njëjtin model, por sipas Ramës, Tirana zyrtare ka refuzuar.

“Është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare u pyet edhe në lidhje me luftën në Ukrainë. Sipas tij, është e rëndësishme që Europa të ketë një plan paqeje.

Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’ Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Itali u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme. Ajo ishte mbledhja e parë mes dy qeverive tona dhe u konsiderua nga Rama e Meloni si ditë historike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA TRUMP-BBC/ Si shpërtheu kriza dhe çfarë ndodh pas padisë së Presidentit?
Previous article ATENTATI NË RINAS/ U plagos me 10 plumba, ndërron jetë te Trauma, Muçi Shaljani

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT