• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Marrëveshja e 18 majit ende në fuqi/ Balla: PD-PS drejt një konsensusi të ri
Home
Breaking News

Marrëveshja e 18 majit ende në fuqi/ Balla: PD-PS drejt një konsensusi të ri

23 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Pavarësisht klimës së krijuar këtë javë për shkak të çështjes “Tahiri”, marrëveshja e 18 majit mes mazhorancës dhe opozitës duket se është ende në fuqi. Dita mëson se nga diskutimet e zhvilluara me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, PS dhe PD kanë nisur punën për draftimin e mendimeve për Rregulloren aktuale të Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka qenë ai që ka zbuluar edhe negociatat që po zhvillohen në këtë kohë mes palëve.

“Gjëja tjetër për të cilën dua të njoftoj Konferencën e Kryetarëve, diskutimet me kolegët e grupeve të tjera parlamentare na kanë çuar në nevojën për të bërë një projekt të ri, disa ndryshime për sa i përket axhendës së funksionimit parlamentar, ende nuk është i detajuar si dokument, është ende në formën e një drafti, që duhet të marrë, sigurisht, konsensusin e tri grupeve parlamentare, pra duhet të vijë si material i përbashkët i tri grupeve parlamentare.

Por, për t’i qëndruar rigoroz asaj që thashë më sipër, unë do të doja që ne nesër t’i propozonim Kuvendit fillimin e një procedure për disa ndryshime të tjera në Rregulloren e Kuvendit, me qëllim që, në respekt të Rregullores, javën pasardhëse, pas shqyrtimit nga Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, të kishim mundësi të bënim disa rregullime të Rregullores për sa i përket mirëfunksionimit të javës parlamentare.

Kështu që, për të paraprirë dhe për të respektuar tërësisht Rregulloren e Kuvendit, besoj se kam edhe konsensusin e zotit Spaho, që, le të themi, të hapim shtegun ligjor përmes Rregullores që të bëjmë disa ndryshime”, deklaroi Balla.

Ndërsa nënkryetari i parlamentit, Edmond Spaho, konfirmon bisedimet që po zhvillohen për amendamentet e reja.

Ai tregohet i kujdesshëm që në kuadër edhe të bashkëpunimit të ri opozitar me LSI, të respektohet edhe kjo forcë politike.

“Për sa i takon ndryshimit të Rregullores, për të qenë korrekt, ne kemi diskutuar për disa çështje, të cilat ende nuk janë mbyllur dhe para disa ditësh, LSI-ja vetëm sa i ka marrë dhe nuk e di a kanë arritur në ndonjë konkluzion, por unë them të evitojmë atë praktikën që përdorëm javën e kaluar, e kërkuam në seancë që të futet në rendin e ditës, pastaj e ndërpremë seancën, mblodhëm Komisionin e Rregullores dhe pastaj e sollëm për votim.

Domethënë, e mbyllëm me tri veprime brenda ditës, duke treguar, në një farë mënyre, një lloj ngutjeje.

Kështu që, për të evituar këtë, por duke qenë se jemi edhe nën presionin e kohës, pasi ndryshimet në Rregullore do të kërkojnë edhe disa ndryshime të tjera nga Byroja e Kuvendit, gjithmonë nëse do të biem dakord, mund ta konsiderojmë vetëm si një kërkesë në parim, që do të jetë në kalendarin e punimeve të këtij trejavori, por data se kur do të shqyrtohen këto ndryshime të ngelet e hapur, në varësi të asaj që do të biem dakord midis palëve.

Gjithmonë e theksoj, ne nuk kemi rënë ende dakord, kemi diferenca për çështje të veçanta dhe do të duhet që të rakordojmë për këto para se materiali të kalojë në seancë plenare.

Dihet  tashmë se është në traditën e punës së këtij Kuvendi që ndryshimet në Rregullore bëhen gjithmonë me konsensusin e palëve”, ka theksuar Spaho në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Meta dhe Ruçi "harrojnë" politikën dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit
Previous article Porsche prezanton modelin e radhës, ja çmimi ‘stratosferik’

Redaktor2

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT