• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëdhëniet me Rusinë, Karpushin: Në sektorin ekonomik zero bashkëpunim
Home
Shqipëri

Marrëdhëniet me Rusinë, Karpushin: Në sektorin ekonomik zero bashkëpunim

23 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Bashkëpunimi me Rusinë në sektorin ekonomisë është thuajse në nivelin zero, por kjo nuk i ka penguar dy vendet të intensifikojnë marrëdhëniet në fusha të tjera si kultura e arsimi.

Ambasadori rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin, në një intervistë për Ora News tregon për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Karpushin: Dua të nënvizoj se bashkëpunimi dy palësh Rusi-Shqipëri në fushën humanitare e atë të arsimit ka patur më shumë sukses krahasuar me sfera të tjera si përshembull, ekonomi ku bashkëpunimi ynë gati është në nivel zero. Në Rusi, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj, dhe programi po zbatohet me shumë sukses.

Janë më shumë se 500 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën ruse e me dhjetra të tjerë që çdo vit zgjedhin Rusinë për të zhvilluar studimet e tyre përmes bursave që ky shtet ofron.

Karpushin: Siç dëshmon përvoja jonë ka ende shumë të rinj që duan të mësojnë gjuhën ruse. Janë mbi 200 studentë në Universitetin e Tiranës dhe shkollën ‘Asim Vokshi’ dhe rreth 300 të tjerë që mësojnë përmes kurseve nga Ambasada ruse, përveç kësaj ne po planifikojmë që kurse të tilla ti çelim edhe në Fier, Durrës e Berat.

Për ambasadorin Karpushin, studentët që do të diplomohen në Rusi e që më pas do ta përcjellin eksperiencën e përfituar në Shqipëri do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Karpushin: Shumë prej të rinjve të interesuar janë në vitin e tyre të fundit dhe që duan të nisin studimet e larta në Rusi, duke përfituar në këtë mënyrë nga bursat që ofron vendi ynë. Rusia akordon bursa falas, që mbulohet nga buxheti i saj. 3 vitet e fundit numri i tyre është rritur ndjeshëm dhe ne kemi ofruar çdo vit më shumë se 40 bursa dhe ne jemi të vendosur të rrisim numrin e tyre nëse do të ketë interes.

Ambasada ruse në prag të festave të fundvitit organizoi shfaqjen tradicionale “Dimri rus”, ndërsa diplomati përcolli urimin për shtetasit shqiptarë.

Karpushin: Viti i Ri është një festë e madhe në Rusi e di që ajo festohet edhe këtu në Shqipëri me madhështi, sinqeritet dhe emocione pozitive, dhe përfitoj të uroj gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke uruar shëndet të fortë,mirëqënie në familje, mbarësi, sukses në çdo fushë dhe realizim të dëshirave.

Festa e cila njihet me emrin Koljada kremtohej natën e datës 21 deri më 22 dhjetor, por me pranimin e krishtërimimit festa pagane e Koljadës u bashkua me Krishtlindjet.

Karpushin: Ne në Rusi festojmë Vitin e Ri në mesin e natës së 31 dhejtorit dhe 1 janarit, por jo gjithmonë ka qenë kështu, shumë vite më parë e kemi festuar më 1 shtator, por para tre shekujsh Cari rus lëshoi një dekret që edhe në Rusi të festohet si në mbarë botën pra në datën 31. Ky dekret krijoi shumë akone, traditë e bestytëni. Pjesë e kësaj tradite është edhe Koljada që e tregojmë për ju përmes shfaqes “Dimri rus”.

Koljada për sllavët ishte një festë që simbolizonte lindjen e diellit dhe mishërimin e Vitit të Ri, ndërsa riti i saj realizohej duke shkëmbyer dhurata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM NAZARKO: Për çfarë anti-amerikanizmi flisni, zotërinj!
Previous article Koreja e Veriut/ Trump vlerëson sanksionet e fundit të OKB mbi raketat: Bota do paqe, jo vdekje!

k.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT