• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Koreja e Veriut/ Trump vlerëson sanksionet e fundit të OKB mbi raketat: Bota do paqe, jo vdekje!
Home
Ekskluzive

Koreja e Veriut/ Trump vlerëson sanksionet e fundit të OKB mbi raketat: Bota do paqe, jo vdekje!

23 December, 2017 F.autor Botë, Ekskluzive, Nderkombetare

Presidenti i SHBA Donald Trump ka lavdëruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve të reja të ashpra ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të testeve raketore balistike.

Në një Tweet, Trump tha se votimi provoi se bota “kërkon paqe, e jo vdekje”.

Rezoluta e hartuar nga SHBA përfshin masat për të ulur importet e naftës së Koresë së Veriut deri në 90%.

Kina dhe Rusia, partnerët kryesorë tregtarë të Phenianit, votuan në favor të rezolutës.

Koreja e Veriut është tashmë subjekt i një sërë sanksionesh nga SHBA, OKB dhe BE.

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi vetëm 15-0 në favor të sanksioneve shtesë mbi Korenë e Veriut. Bota dëshiron paqe, jo vdekje!” , shkruajti Trump.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha se sanksionet dërguan një “mesazh të qartë ndaj Phenianit se kundërshtimi i mëtejshëm do të ftojë dënime dhe izolime të mëtejshme”.

Ajo e përshkroi Korenë e Veriut si “shembulli më tragjik i së keqes në botën moderne”.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Xhonson tha se masat e fundit kundër Koresë së Veriut ishin një “hap jetik” drejt frenimit të programit të armëve bërthamore.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare kishte treguar se ishte e bashkuar në dënimin e saj të “sjelljes së pamatur” të Veriut.

Çfarë saktësisht janë sanksionet e reja?
Shtetet e Bashkuara thanë se po kërkonin një zgjidhje diplomatike për çështjen dhe hartuan këtë grup të ri sanksionesh:

Dërgesat e produkteve të benzinës do të kufizohen në 500,000 fuçi në vit, dhe nafta bruto në katër milionë fuçi në vit
Të gjithë shtetasit e Koresë së Veriut që punojnë jashtë vendit do të duhet të kthehen në shtëpi brenda 24 muajve nën propozimet, duke kufizuar një burim jetik të monedhës së huaj.
Do të ketë gjithashtu një ndalim për eksportet e mallrave të Koresë së Veriut, si makineri dhe pajisje elektrike.
Tensionet janë rritur këtë vit në lidhje me programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, të cilat ajo ka ndjekur pavarësisht presionit nga fuqitë botërore.


Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marrëdhëniet me Rusinë, Karpushin: Në sektorin ekonomik zero bashkëpunim
Previous article Studim/ Nëse qëndroni miq me ish-in jeni psikopatë. Zbuloni pse

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT