Bizneset zgjedhin mënyra të shumta për të rritur klientelën.
Ky berber në Amerikë ka bërë një zgjedhje tepër të çuditshme.
Jake Gamez, 23 vjeç, ka vendosur që bashkë me kartëvizitën, t’u japë klietëve një prezervativ dhuratë.
Problemi qëndron në faktin se kapsja me të cilën është kapur kartëvizita, është vendosur në mes të prezervativit, duke e shpuar atë.
Njerëzit e kanë komentuar në mënyra të ndryshme veprimin e berberit.
Disa e kanë quajtur të pafalshëm gabimin e tij, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si një veprim të mençur për të rritur klientelën.




