Përplasja tek ‘Petro Nini’, lirohet nga detyra drejtuesi i Policisë Tiranë. Lirimin e Kastriot Skënderit e konfirmon ministri Sandër Lleshaj.
Ja çfarë shkruan ne Twitter:
2/2 Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!
1/2 Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.


