• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Margarita e Xhepa firmos peticionin për gratë e dhunuara në Kosovë
Home
Kulturë
Trashegimi

Margarita e Xhepa firmos peticionin për gratë e dhunuara në Kosovë

9 August, 2018 g.autor Kulturë, Trashegimi

Diva e skenës shqiptare,Margarita Xhepa, e pranishme në Festivalin Artistik Ndërkombëtar “K’tu Fest 2018”, ka firmosur dje në Strugë, peticionin e iniciuar nga Albanian Excellence për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999!

Aktorët shqiptarë Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Enver Petrovci, Yllka Mujo, Ema Andrea, Marin Orhanasi, Luftar Paja, Bujar Asqeriu, Romir Zalla, si dhe presidentja e Albanian Excellence Flora Nikolla, janë pjesëmarrës të këtij festivali.

E pyetur për përmbajtjen e peticionit që ka firmosur aktorja Margarita Xhepa, Flora Nikolla rrëfen se bëhet fjalë për një peticion të shkruar më 24 qershor 2018, nga zonja shqiptaro-amerikane që jetojnë në Nju Jork. “Përmes këtij peticioni bëhet thirrje që “Gratë të mbështesin gratë që u bënë viktima seksuale të gjatë Luftës në Kosovës në vitin 1999”, tha Nikolla. Këtij peticioni, sipas Nikollës, i një bashkuar edhe aktorja Tinka Kurti dhe personalitete të tjera të kulturës shqiptare dhe në rajon.“

Në kuadër të shpalljes së projektit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” nga Albanian Excellence, Zonja nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, sot shtetase amerikane, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme kauzën e Albanian Excellence për të mbështetur gratë e dhunuara gjatë Luftës në Kosovës në vitin 1999, e cila vazhdojnë të jetojnë nën paragjykime të forta, marrin përsipër të nënshkruajnë këtë iniciativë në formë të një peticioni:

Është një peticion i grave shqiptare në Nju Jork me dëshirën për t’u mbështetur nga Zonja, bija, nëna, gra shqiptare anembanë botës për të ndaluar dhe për t’i thënë Stop !!!, dhimbjes dhe dhunës ndaj viktimave seksuale gjatë Luftës në Kosovë, në 1999; duke e konsideruar dhunën seksuale si krim të kësaj lufte.

Sipas peticionit të iniciuar nga zonjat shqiptaro-amerikane që jetojnë në Nju Jork:

Pavarësisht se lufta ka mbaruar që në vitin 1999, lufta për këto zonja (sipas statistikave, të paktën 20,000 viktima të dhunës seksuale) ende nuk ka mbaruar, deri sa paragjykimet ndaj tyre vazhdojnë të jenë si nga shoqëria, familja, opinioni publik.

Duke u bashkuar dhe solidarizuar me këto zonja, ato bashkohen me dhimbjen e tyre të madhe, bashkohen me jetën e tyre të mbetur peng, pa dashjen e tyre, nga keqdashësia e njerëzve që duhet të kenë dënimin që meritojnë; duhen dënuar ata që shkatërruan, pa kushte, jetë njerëzish të pafajshëm.

Ky është motivacioni të cilit i bashkohen edhe aktoret e njohura si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Ema Andrea e të tjerë.

Duke menduar se do të jemi një mbështetje e fuqishme e zërit të tyre, ne kërkojmë nga qeveria e Kosovës, por edhe nga qeveria e Shqipërisë, të rrisin mbështetjen ndaj tyre dhe të sensibilizojnë më shumë opinionin vendas dhe ndërkombëtar për të njohur këtë kauzë në histori, si të pashembullt, kur gratë janë përdhunuar dhe përfunduar në mënyrë të paprecedent. Në këtë mënyrë, ne kërkojmë të vijojë pa kthim mbrapa kërkimi i fajtorëve dhe denoncimin e tyre.

Peticioni 

Gratë shqiptare në mbështetje të viktimave të Luftës në Kosovë në vitin 1999

Ne mbështesim këtë Kauzë, sepse është koha kur gruaja shqiptare kudo është, të jetë në mbështetje të gruas shqiptare që është në nevojë dhe me pasoja kaq të rënda psikologjike duke punuar fort kundër paragjykimeve dhe për ndërgjegjësimin e popullatës në Kosovë, Shqipëri dhe Komunitetin Ndërkombëtar kundër kësaj dukurie.

Ne propozojmë, në këtë rast, një rezolutë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të shoqërisë civile në Kosovë, për njohjen e viktimave dhe dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë si krim lufte. Ne mbështesim peticionin e nënshkruar në Kosovë për rehabilitimin e viktimave dhe përfshirjen e tyre të plotë në shoqëri pa paragjykime.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha grave shqiptare kudo që janë, sipas kushteve familjare, ekonomike dhe sociale, të bëhen mentore të grave të dhunuara, duke i mbështetur miket, shoqet, nënat, motrat, heroinat e heshtura të ditëve tona me nxitim, duke qenë një shtytje dhe ndihmë e madhe në jetën e tyre.

Le të fillojmë nga vetvetja, le të fillojmë nga vetja jonë këtë kauzë e madhe humane për të drejtën e për të mohuarat, qe nuk duhet të jenë të mohuara; absolutisht jo!

Nga Nju Jorku, pas një aktiviteti shumë domethënës ku Zonjat nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare treguan se si kanë arritur të jenë gra të suksesshme në shekullin e XX, I bëjmë thirrje që të bëhen zëri i tyre, bëjmë thirrje që të luftojnë kudo që janë, koncepte dhe mentalitete e gabuara që dhunojnë  më shumë se çdo gjë këto zonja, të ndihmojnë në ndërtimin e një qendre profesionale

Jeta e tyre mund të ndryshojë duke u mbështetur nga ne !!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANKIMIMI/ Adriatik Llalla, ja LISTA dhe vlera marramendëse e pronave të sekuestruara nga Krimet e Renda
Previous article MERKATO APO PUSHIME/ Njihuni me skuadrën që nuk ka transferuar asnjë lojtarë

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT