Po ashtu Llalla bëri me dije se aktualisht ndodhej në Shqipëri, pasi u tha se ai qëndroi për disa kohë në Turqi. Mësohet se verdikti i datës 20 korrik po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Llalla është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për pastrim parash. Sipas hetimeve të Prokurorisë ka dyshime se pasuritë e Adriatik Llallës janë të pajustifikuara, ndërsa vlera e tregut të pasurive të paluajtshme kap shifrën e 98.772.000 lekëve, ose e konvertuar, behêt fjale per plot 1 milion dollare amerikane. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish-Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave dhe i sekuestrohet pasuria
Pronat e sekuestruara janë:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.
“Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë”, njoftoi prokuroria.


