• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI E VERIUT/ Mbahet balotazhi për zgjedhjet presidenciale
Home
Rajon

MAQEDONI E VERIUT/ Mbahet balotazhi për zgjedhjet presidenciale

5 May, 2019 F.autor Rajon

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet e gjashta presidenciale që nga pavarësia e këtij vendi. Pak mbi 1 milion e 808 mijë votues figurojnë në regjistrin zgjedhor, një shifër kjo që ka qenë e debatueshme prej vitesh në shtetin e vogle prej 2 milionësh. Votuesit mund të zgjedhin në mes njërit garues, i konsideruar si i moderuar dhe properëndimor dhe tjetrit që mund të bllokojë proceset integruese të vendit. Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare. Ndërsa, Gordana Siljanovska Davkova garon si kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së së opozitës, e vlerësuar si nacionaliste.

Të dy garuesit dhe përkrahësit e tyre e kanë të qartë se pa votat e shqiptarëve nuk bëhen presidentë dhe ata kanë zhvilluar një fushatë në këto dy javët e fundit duke u përqendruar në tërheqjen e votuesve shqiptarë.

Stevo Pendarovski ofron konceptin “Një shtet për të gjithë”, një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit, siç shprehej ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ndërkaq, Gordana Siljanovska ka zhvilluar një fushatë me sulme ndaj kundërkandidatit presidencial Pendarovski dhe Lidhjes Social Demokrate në pushtet, duke i paraqitur ata si përgjegjës për shitjen, sipas saj të emrit, të popullit dhe identitetit maqedonas. Ajo është shprehur se ajo vetë nuk do ta përdorë emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” nëse bëhet presidente, dhe se do të kërkojë mënyra për kthimin e emrit Republika e Maqedonisë. Siljanovska po ashtu mund të paraqesë probleme, sipas analistëve, ndaj ligjit që i mundëson një shtrirje të gjerë përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në balotazh duhet të dalin mbi dyzet për qind e votuesve, përndryshe zgjedhjet quhen të pavlefshme.

Në atë rast, Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do të merrte përgjegjësitë si ushtrues i detyrës së presidentit deri në organizimin e zgjedhjeve të radhës, pas një periudhe prej gjashtë deri nëntë muajshe. Zoti Xhaferi ka lënë të kuptohet se kjo do të paraqiste një barrë për të dhe për institucionet dhe nuk do t’i ndihmonte aspak proceset.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 3300 përfaqësues vendas dhe 520 vëzhgues të organizatave të huaja me ODIHR-in në krye.

Qendrat e votimit mbyllen në ora 19 dhe pas pak orësh mund të dihen rezultatet e para që zakonisht publikohen nga shtabet zgjedhore të garuesve apo edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve para mesnate./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROBLEME PËR MEGHAN/ Ja pse ende nuk ka lindur bebushi mbretëror (FOTO)
Previous article PERLA E SHKODRËS/ Shiroka, fshati që tërheq si "magnet" turistët, por jo bashkinë (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT