Ngjarja që ndodhi ditën e djeshme ka tronditur jo pak opinionin publik, ku pronari i lokalit në Sarandë dhunoi e goditi turistët pasi nuk pritën porosin që iu vonua dhe u larguan.
Ky incident bëri që të ketë një reagim të fuqishëm edhe nga vetë ministri i turizmit Blendi Klosi, i cili sot vizitoi familjen spanjolle dhe i kerkoi ndjesë.
“Një individ nuk e përfaqëson Shqipërinë dhe se shqiptarë nuk e kanë kulturë dhe as traditë këtë lloj sjelljeje”.
Por duket se të qënit I huaj në vendin tone është “mallkim”, ka pasur plot raste të tjera ku janë rrahur, përdhunuar ose vrarë turistë.
AlpeNews.al ju njeh me disa nga rastet që e kanë “tronditur” turizmin në Shqipëri:
Çfarë ndodhi:
Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në plazhin e Borshit ku pesë turistë spanjollë ranë pre e dhunës së pronarëve të një lokali.
Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe kanë tentuar të largohen. Në këtë moment ata janë qëlluar me sende të forta nga pronari i lokalit.
Ky madje i ka thyer edhe xhamat e furgonit, me të cilin tentuan të largohen. Në furgon gjenden edhe shenja gjaku, por nuk dihet se kujt i përkasin, turistëve
29 korrik 2011 Mali Korabit – Katër barinj shqiptarë në moshe të re grabisin, dhunojnë dhe tentojnë të përdhunojnë një grup turistësh çek. Viktime e sulmit janë katër turistet cek, Jakub Rudy, Radka Domcikova, Jan Kraut dhe Tereza Domcikova. Katër të rinjtë u kapën dhe u dënuan me nga 3.2 vite burg dhe 1.8 vite burg.
7 korrik 2013 Mali Jezerces – Pavel Prazak, mbetet i plagosur pasi rreshket në një shteg mali dhe gjendet nga helikopteri i repartit ushtarak të Farkës 24 orë me pas. Turisti çek udhëtonte me një grup bashkeatdhetaresh kur u plagos. Ai u transportua në Spitalin Ushtarak për te marre ndihmën mjekësore me helikopter.
1 qershor 2014 Syri i Kalter, NderlyseTheth – Humb jetën pasi bie në gremine turisti çek, David Polach, 44 vjeç. Viktima bashkë me dy persona te tjerë po shkonte ne nje shteg mali për ne ujëvarën e Syrit te Kalter pranë Nderlyses kur ra nga një lartësi e madhe.
8 maj 2015 Prekal – Një çift turistesh çek qe po lundronin me kanoe ne lumin Kir u rrëmbyen nga rrjedha e lumit, duke humbur jetën shtetasi çek Adam Baron, 26 vjeç nga Ostrava. Gruaja e tij 25 vjeçare mbijetoi. Trupi i viktimës u gjet ne ujerat e lumit Kir një dite me pas nga trupat RENEA.
3 korrik 2015 Ura Shtrenjtit, Prekal – Dy turiste çek qëllohen dhe vriten me breshëri automatiku ndërsa udhëtonin me fuoristraden e tyre përgjatë luginës se lumit Kir nga persona të panjohur. Viktimat jane Mihal Zvatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova 36 vjeç.
Shtator 2016
Dy turistë gjermanë janë dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Bunecit në Sarandë ku dy gjermanët kishin zgjedhur të pushonin. Ata kanë tentuar të parkojnë makinën me të cilën udhëtonin, pranë plazhit, por janë ndaluar nga disa persona të cilët i kanë kërkuar 10 euro për t’i lejuar të parkonin. Turistët gjermanë nuk kanë pranuar, e ndaj një nga personat i ka goditur me grushte.
/AlpeNews.al