Pasditen e sotme janë arrestuar tre persona në Tiranë pasi kryenin kontrabandë më mallra.
Operacioni me emrin “Ndjekja”, bëri të mundur kapjen e një shumë të konsiderueshme parash, një automjet “Benz” si dhe 4100 paketa cigaresh qe duket se ishte dhe forma e tyre e “tregtisë”.
Fatmir Bishanaku,49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.
Në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë…
E. P, 32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.
AlpeNews.al mëson se Fatmir Bishanaku është personi mëposhtë:
Njoftimi:
Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 4 249 000 lekë të vjetra
– 400 euro
– automjet i markës “Mercedez Benz”
– 4100 paketa
– 2 aparate celular
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”, të parashikuar nga nenet 178/3, 149/a dhe 172/2 të Kodit Penal.



