Çështja e emigrantëve, problematikat e komunitetit shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe ceshtja e gjuhes shqipe kane qene ne qender te takimit qe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zhvilloi ne Athinë me ministrin e Brendshëm grek Panagiotis Skouletis.
‘Mbrojtja e emigranteve dhe sidomos komunitetit shqiptar është prioritet i qeverisë greke.’ -tha ministri grek.
Nderkohe qe Majko e vuri theksin tek ripërtëritja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ministri i Shtetit për Diasporën përmendi takimet e fundit mes Ministrave të Jashtëm dhe Kryeministrave grekë e shqiptarë, që siç tha, përcollën mesazhe shumë te qarta për lidhjet dypalëshe.
‘Të dyja shtetet kanë një të ardhme të përbashkët’-ishin fjalët e z. Majko. Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi më shumë vëmendje ndaj temave të thjeshta, të tilla si mësimi i gjuhës shqipe.
Lidhur me këtë çështje, Ministri i Brendshëm grek pohoi se ruajtja e gjuhës është shumë e rëndësishme. Ministria e brendshme greke ka krijuar një pozicion te ri, Sekretari i Posaçëm për çështjet e nënshtetësisë, i cili gjate takimit u kujdes të siguronte Ministrin se po punojnë për lehtësimin e procedurave për integrimin e fëmijëve në shoqërinë greke.
Ministri i brendshëm grek u shpreh gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë në përpjekjen për tu integruar ne BE.

Pamje nga takimi
Majko u takua edhe me Avokatin e Popullit në Greqi, Andreas I. Pottakis, i cili e njohu me vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë atje.
Pottakis bëri të ditur se qindra shqiptarë i drejtohen çdo vit zyrës së tij, kryesisht lidhur me çështjet e pensioneve dhe sigurimeve.
Nga ana e tij Majko u ofrua të ndihmojë për krijimin e lehtësirave për shqiptarët atje dhe kërkoi krijimin e praktikave mbështetëse pranë Avokatit të Popullit, për studentët që studiojnë në Greqi.
Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi që emigrantët shqiptarë të vazhdojnë të trajtohen me prioritet, pasi siç u shpreh, baza e marrëdhënieve mes dy vendeve janë ato njerëzore.


