• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Akuza 65-vjeçarit për përdhunim, flet mësuesja e vajzës: Më bënë presion, më thanë merr rroba të zeza se …
Home
Sociale

Akuza 65-vjeçarit për përdhunim, flet mësuesja e vajzës: Më bënë presion, më thanë merr rroba të zeza se …

26 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Ndërsa 65-vjeçari Havzi Basha ka dalë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 në përpjekje për të pastruar emrin e tij nga një akuzë dhe dënim për ngacmim seksual ndaj një 12-vjeçareje, dëshmia e papritur erdhi nga një mësuese.

Është pikërisht ajo që u bë ndoshta pa dashje nismëtare e gjithë procesit ndaj 65-vjeçarit.

Pasi vajza 12-vjeçare ishte ngacmuar nga një burrë në shesh pushimin e një ashensori, një ditë ndërsa kthehej nga shkolla, e mitura ka treguar me gisht mbi Havzi Bashën që lëvizte me biçikletë në rrugën e tij, pa pasur dijeni për asgjë që kishte ndodhur e do ndodhte.

Për të dokumentuar këtë moment, mësuesja që shoqëronte vajzën e ka fotografuar 65-vjeçarin dhe më pas kjo foto është përdorur kundër tij në të gjithë akuzën e ngritur nga prindërit e vajzës, policia e prokuroria që çoi në dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Havzi Bashën.

Mësuesja ka qenë dëshmitare edhe në gjyq.

Por sot në një lidhje telefonike gjatë emisionit, ajo dha një dëshmi befasuese duke lënë të kuptohej se nuk besonte në fajësinë e Havzi Bashës dhe se vajza minorene mund të ketë gabuar.

Mësuesja gjithashtu tregoi se është çuar me forcë për të dëshmuar në gjykatë kur nuk duhej të thirrej fare pasi nuk ka asnjë rol, përveç asaj që ka bërë një foto pasi vajza ka treguar gishtin e akuzës mbi burrin që ecte me biçikletë.

Pa folur me emra por duke nënkuptuar familjarët e vajzës apo më keq akoma edhe autoritetet, mësuesja tha se i kanë bërë presion dhe e kanë kërcënuar duke i thënë se mund t’i bëjnë atë që nuk ia pret mendja.

“Vetëm me një fjali dhe një foto të vajzës si mund të jepet vendimi. Vajza mund të ketë gabuar. Unë nuk kam asnjë marrëdhënie më as me prindërit e vajzës dhe ajo nuk ishte nxënësja ime. Unë e shoqërova për pak kohë me makinë. E vetmja gjë që kam bërë unë ishte që bëra një foto, pasi vajza e tregoi. Unë nuk e njoh zotërinë dhe nuk duhet të isha thirrur në gjyq. Më kanë bërë presion, më kanë çuar me zor në Gjykatë. Më kanë thënë merr rrobat e zeza, se të bëjmë atë që s’ta pret mendja. Uroj të dalë e vërteta dhe zotëria ta gjejë të drejtën”, tha mësuesja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Teuta 'godet' në merkato, merr Masahadu Alhassan nga Perugia për mbrojtjen
Previous article Majko takon ministrin e Brendshëm grek. Ja çfarë diskutuan për shqiptarët atje

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT