Njerëz të talentuar dhe me ide kreative, siç është rasti i Genta Ahmetaj, një emër jo i panjohur për publikun shqiptar, pasi inxhinieria e drurit eshtë evidentuar edhe më përpara për veçantinë e saj krijuese.
E vetmja vajzë në Shqipëri e cila me vullnetin dhe pasionin e saj arrin të prodhojë barka artizanale duke mbajtur gjallë traditën e lundrimit në Liqenin Artificial të Tiranës.
Genta është tipik një shembull frymëzimi për të gjithë ata edhe pse nuk kanë bërë asgjë për vendin e tyre, ankohen vazhdimisht për të.
Vetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka konsideruar këto barka si “Made in Tirana”, duke vlerësuar punën e saj të palodhshme dhe produktive.




Përgatiti AlpeNews.al




