• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Luftë fjalësh pas sulmeve ajrore në Siri
Home
Nderkombetare

Luftë fjalësh pas sulmeve ajrore në Siri

14 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë u shoqëruan me një jehonë deklaratash të ndryshme. Ndërsa aleatët e Sirisë po protestojnë, NATO-ja, Turqia dhe Izraeli i përshëndetën sulmet.

Irani i kritikoi ashpër sulmet e SHBA-së, të Francës dhe të Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. Ministria e Jashtme në Teheran i quajti ato shkelje të qartë të rregullave ndërkombëtare dhe të integritetit të Sirisë. Irani e dënon përdorimin e armëve kimike, thuhet në deklaratë, por kjo nuk duhet të merrej si justifikim për sulme ushtarake ndaj një shteti anëtar të OKB-së.

Edhe politikani rus Konstantin Kosatshov, ekspert për politikën e jashtme dhe kryetar i komisionit parlamentar rus për politikën e jashtme i tha agjencisë TASS se ky sulm përbën shkelje të jashtëzakonshme të së drejtës ndëkombëtare, sepse “është një sulm ndaj një shteti sovran, pa ndonjë shkak ligjor.”

Syrien Damaskus Proteste nach Militärschlag (Reuters/O. Sanadiki)Protesta në Damask pas sulmeve ushtarake ndaj Sirisë

Kryetari i komisionit parlamentar rus për mbrojtjen Aleksandër Sherin e krahasoi madje presidentin rus Donald Trump me diktatorin gjerman Adolf Hitler, duke thënë se nën drejtimin e SHBA-së fuqitë perëndrimore përdorën të njëjtën strategji si edhe Hitlerin me sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.

NATO, Izraeli dhe Turqia në mbrojtje të sulmeve

Kurse NATO i mbështeti sulmet e përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. “Përmes tyre zvogëlohet aftësia e regjimit për të vazhduar sulmin me armë kimike ndaj popullit sirian”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Përdorimi i supozuar i armëve kimike nga qeveria e sundtarit sirian Bashar al-Assad në Duma një javë më parë bërë të nevojshme për një përgjigje “kolektive dhe efektive” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, deklaruan përfaqësuesit e NATO-s.

Edhe Izraeli dhe Turqia i përshëndetet sulmet përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë duke i konsideruar ato si përgjigje të duhur.

Syrien Damaskus Militärschlag (Imago/Xinhua/A. Safarjalani)Pamje nga sulmet ndaj Damaskut më 14.04.2018

Qeveria franceze kërkoi sërish që të respektohet armëpushimi dhe që organizatave humanitare t’u lejohet të hyjnë në vend për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile.

Sipas pikëpamjes së opozitës siriane, sulmi i koordinuar i fuqive perëndimore është gjithashtu një mesazh për Rusinë dhe Iranin. Sulmet treguan se fuqitë perëndimore mund të jenë aktive jashtë Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i koalicionit kombëtar sirian, Ahmed Ramadan, përfaqësues i koalicionit të opozitës me bazë në Stamboll. Sulmet janë një përgjigje ndaj vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia dhe Irani janë aleatë të regjimit sirian në luftën civile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Lufta e Dytë Botërore/ Gjurmët e trashëgimisë naziste, në trungjet e pemëve norvegjeze
Previous article Gati për Coachella: Anxhelina Hadërgjonajn nuk e keni parë kurrë më seksi se kaq! (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit Botë

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT