• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Zbulimi gjerman: Përgjimet tregojnë forcat ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zbulimi gjerman: Përgjimet tregojnë forcat ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve

8 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Zyrtarët gjermanë të zbulimit thonë se kanë përgjuar komunikime radiodifonike gjatë të cilave sipas tyre dëgjohen pjesëtarë të trupave ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve pa dallim në Ukrainë.

Një zhvillim i tillë hedh poshtë pretendimet e Moskës se aktet e mizorive janë kryen vetëm pasi ushtria e saj u largua nga periferitë e zonave të pushtuara pranë Kievit.

Zyrtarët gjermanë, të cilët informuan anëtarët e parlamentit të mërkurën, folën rreth dy komunikime të veçanta gjatë të cilave ushtarët rusë përshkruanin se si ata kishin marrë në pyetje ushtarë e civilë ukrainas, përpara se t’i qëllonin për vdekje.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” njoftoi se një prej ushtarëve rus dëgjohej duke thënë se si kishte qëlluar një person me biçikletë.

Në fillim të kësaj jave, pamje ajrore, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga gazeta “The New York Times” tregonin një automjet të blinduar rus që qëllonte mbi një civil me biçikletë në Bucha. Nuk është e qartë nëse personi në video ishte i njëjti me atë që përmendej në mesazhin radiofonik.

Edhe pse Moska mohon të ketë shënjestruar civilët gjatë atij që e quan një operacion special ushtarak, javën e fundit opinioni botëror ka dënuar ashpër Rusisë ndërsa janë shfaqur foto e pamjet filmike nga skenat e masakrës në Bucha. Trupa civilësh të vrarë janë gjetur të shtrirë në rrugë pasi forcat ruse u larguan nga disa prej fshatrave në veri të Kievit.

Kryetari i bashkisë së Buchas Anatoliy Fedoruk i tha Shërbimit Rus të Zërit të Amerikës se ishte i tronditur nga ajo që kishte parë, trupa të hedhur në rrugë dhe shkatërrim në qytet.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë kanë nisur hetimet për krime lufte lidhur me vrasjet në Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës, ndërsa Presidentin Joe Biden ka thënë se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një gjyq për krime lufte./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASHURIA NUK NJEH "LUFTËN"/ Çifti ukrainas ul armët dhe vendosin unazat (FOTOT)
Previous article NJË DITË PARA MBAJTJES SË KONGRESIT TË PS/ Rama mbledh ministrat dhe deputetët

s.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT