• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË DITË PARA MBAJTJES SË KONGRESIT TË PS/ Rama mbledh ministrat dhe deputetët
Home
Politikë

NJË DITË PARA MBAJTJES SË KONGRESIT TË PS/ Rama mbledh ministrat dhe deputetët

8 April, 2022 s.autor Politikë

Një ditë para mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim informal me disa prej ministrave të kabinetit të tij dhe deputetë të PS-së tek “Vila 30” .

Mësohet se takimet e tjera për organizimin e Kongresit kreu i qeverisë pritet ti organizojë në zyrën e tij në Kryeministri, ndëkohë që burime bëjnë me dije se tashme Rama e ka shndërruar ne ritual kafen e mengjesit në zonën e ish-Bllokut.

Dy ditë më parë, Kryeministri në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, dha detaje për Kongresin që këtë herë tha se do te jete ndryshe.

Rama deklaroi se sesioni i pare i Kongresit do te jete i hapur per grupet e interesit, ndërsa do të ketë edhe panele jashtë ambienteve të Pallatit te Kongreseve.

Edi Rama: Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk e pamë të udhës që të angazhonim dy herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë. Ky format është edhe shumë i favorshëm që secili të japë kontribut nëse kanë diçka për të dhënë për kongresin dhe njëri prej sesioneve do të jetë i dedikuar për anëtarësinë e kongresit. Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë një kongres, në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit. Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së kongreseve qoftë në pjesën përpara saj qoftë në bulevard qoftë te sheshi “Nënë Tereza” apo sheshi Italia.

SFIDA

Kreu i qeverisë siguroi se PS-ja do të vazhdojë vetëreformimin, sipas të cilit sfida më e madhe është forcimi i marrëdhënieve mes përfaqësuesve të popullit, me vetë popullin. Rama shprehu bindjen se PS-ja do të fitojë nëse do të vijojë të jetë opozitë e vetvetes.

“Do të kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme, do të flasim për Këshillimin Kombëtar, rezultatet që do të publikohen nga qeveria nesër. Çështja e angazhimit politik si një çështje shumë e madhe sot, e këndvështrimit shoqëror dhe politikës, duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një hapje të vazhdueshme të politikës për të tjerët, natyrisht për të rinjtë, por edhe për forca të tjera të shoqërisë. Këtu sfidën e madhe të kësaj partie që mendoj do ta fitojë, nëse do të jetë opozitë e vetvetes në sensin më të mirë të fjalës dhe do të ecë me ritmin e një vetëreformimi organik, pa pritur që të tjerë të vënë në pah nevojën për reformim.

Po ashtu, është pjesa që ka të bëjë me sfidat e procesit legjislativ dhe sfida më e madhe e pazgjidhur e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur nga njerëzit dhe zgjedhësit e tyre. Po ashtu, të gjithë sekretarët do të raportojnë përpara Kongresit”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zbulimi gjerman: Përgjimet tregojnë forcat ruse tek diskutojnë për vrasjen e civilëve
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Këshillimi Kombëtar, anketim pa vlerë statistikore

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT