• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT/ Dumani: Jetike që prokurorët të jenë të pandikuar nga pushteti dhe krimi
Home
Aktualitet
Kronikë

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT/ Dumani: Jetike që prokurorët të jenë të pandikuar nga pushteti dhe krimi

3 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka theksuar se në luftën kundër krimit dhe korrupsionit është jetike investimet në teknologji dhe pavarësia e institucionit nga pushtetet e tjera.

Në forumin rajonal që u zhvillua në Tiranë, Dumani tha se prokurorët duhet të jenë të qetë dhe të mos ndikohen nga pushteti dhe krimi, në mënyrë që rezultatet e luftës kundër korrupsionit të jenë të prekshme dhe të dukshme nga të gjithë.

Duke vlerësuar punë e bërë deri më tani nga SPAK, Dumani u shpreh se duhen rritur edhe më shumë investimet në teknologji dhe mjete që të luftosh krimin dhe korrupsion  që vjen duke u sofistikuar me shpejtësi.

“Është e nevojshme në legjislacion i mirë dhe në vendin tonë kemi një legjislacion të mirë lidhur me Kodin Penal apo ligje të tjera që ndikojnë në SPAK, por kemi edhe garancitë kushtetuese dhe ligjore që SPAK të ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionet e saj. Kur them pavarësi them pavarësi nga pushtete e tjera por edhe pavarësi të brendshme, ku prokurorët ushtrojnë të drejtën e tyre të pandikuar nga drejtuesi. Pasja e një infrastrukturë të përshtatshme, investimi në teknologji, mjete dhe teknika të përshtatshme hetimi ku edhe krimi ka evoluar dhe sofistikuar. Kjo a detyron të bëjmë investime në përmirësimin e teknologjisë dhe ne si SPAK kemi arritur të investojmë në këtë drejtim dhe falë kësaj rezultatet janë të prekshme në luftën kundër korrupsionit. SPAK mund të quhet një strukturë e konsoliduar pasi jemi në organikë të plotë me 20 prokurorë”, tha Dumani.

Një pjesë e rëndësishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Dumani theksoi dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Dumani tha se SPAK bën pjesë në 35 skuadra të përbashkëta në BE, Ballkan dhe më gjerë duke shkëmbyer informacion në kohë reale për luftën ndaj krimit të organizuar.

“Një pjesë e parave të krimit transferohen jashtë Shqipërisë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar është jetik si me BE dhe me vendet e rajonit. SPAK ka aktive 35 skuadra të përbashkëta hetimore në BE, Ballkan dhe tej Evropës, kemi shkëmbin informacionet në kohë reale. Pavarësia institucionale është e rëndësishme gjithashtu, ku prokurorët të punojnë të qetë të pandikuar nga pushteti apo krimi. SPAK ka rezultate të prekshme, ku janë goditur emra që nuk mendohej se do të ndodhte. Në foks ka qenë edhe pasuritë e vëna nga krimi, ku diversiteti i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara janë të larmishme që rrjedhin nga organizata kriminale dhe korrupsioni”, tha Dumani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO RRIMË DERISA TË NA TEKET"/ Bardhi: Ligjet t’i miratojnë te vila e Ramës në Surrel
Previous article "MOS PREKNI ME DORË"/ Momenti kur deputetët e PD përplasen fizikisht me Gardën (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT