Ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike presin prej disa minutash që të hyjnë në Kuvend dhe nuk lejohen të futen në godinën, deputetët socialistë kanë hyrë tashmë.
Kjo ka shkaktuar tensione.
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi është përplasur me Gardën.
“Mos më prekni me dorë! Ka radhë këtu”, u shpreh Bardhi.


