• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Një vaksinë e re që rrit imunitetin ndaj Covid 19 do testohet te njerëzit
Home
Shëndet

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Një vaksinë e re që rrit imunitetin ndaj Covid 19 do testohet te njerëzit

9 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Shëndet, Sociale

Vazhdon me optimizëm gara për gjetjen e një vaksine kundër pandemisë së re që ka shpërthyer në botë. Një kompani amerikane tregon se ka gjetur një mënyrë për të rritur imunitetin e njeriut ndaj sëmundjes, dhe për këtë do nisë testimet muajin e ardhshëm.

Një tjetër kompani amerikane ka identifikuar një vaksinë të re kundër koronavirusit, dhe pritet të nisë testimet te njerëzit në mesin e muajit maj.

Firma “Novavax” me seli në shtetin lindor të Merilendit njoftoi se produkti i tyre nxit shtimin e antitrupave dhe ofron mbrojtje më të gjatë nga infeksionet virale dhe bakteriale.

“Prova e vaksinës duhet të na marrë ndoshta dy muaj, që do të thotë imunizimi i kandidatëve, marrja e gjakut dhe testimi i reagimit imunitar. Në korrik do kemi një ide se sa reagojnë antitrupat me të cilët i kemi pajisur pacientët, dhe dozën e saktë,” shpjegon shkencëtari i firmës, Gregori Glen.

Kompania amerikane i shtohet dhjetëra prodhuesve të tjerë të medikamenteve që po punojnë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit, që deri tani ka infektuar mbi 1,5 milionë veta nëpër botë.

Ekspertët vlerësojnë se aprovimi i një vaksine finale mund të marrë të paktën një vit kohë, dhe objektivi për momentin është kontrolli i pandemisë.

“Ne na shqetëson vala e dytë e pandemisë. Nuk ka gjasë që në këtë fazë të parë të kemi një vaksinë që ta adresojë infeksionin. Problemi është se sëmundja do të kthehet, dhe situata do të jetë po njësoj ose më keq,” shprehet doktor Glen.

Muajin e kaluar, ilaçet eksperimentale kundër koronavirusit u testuan për herë të parë te njerëzit nga një tjetër kompani amerikane, e njohur për zhvillimin e medikamentit kryesor kundër hepatitit C por edhe për studimin e ilaçeve kundër HIV-it.

Rezultatet pritet të dalin muajin e ardhshëm, ndërsa interes ka edhe për analizat rreth ilaçit kundër malaries, hidroksiklorokinës, që vazhdon të përdoret te pacientët me Covid-19 edhe pse efikasiteti i saj është i paqartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Presidenti kinez paralajmëron mundësinë e një vale të dytë të infeksionit COVID-19
Previous article “KORONAVIRUSI LË PASOJA PAS”/ Mjeku shqiptar: Pacientët që kaluan fazën agresive, vështirësi rikthimin në aktivitetet jetësore

Delo.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT