Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është shprehur se hapi i radhës së mosbindjes civile nga opozita, do të jetë bllokimi i Kryeministrisë dhe deputetëve të mazhorancës për të mos hyrë në Kuvend.
“Protestën e drejtojnë qytetarët, ndërsa opozita është një mbështetëse e tyre, jo si politikanë, por për t’i mbrojtur nga kryeministri Rama dhe burgosjet në mes të natës.
Opozita do e largojë Ramën me luftë, por jo me luftë të mirëfilltë, por duke bllokuar ministrat për të mos hyrë në kuvend.
Bllokimi i Kryeministrisë do të jetë hapi i radhës.
Në radhët e mazhorancës ka të ndershëm, punëtorë, jo të gjithë janë të nënshtruar të Edi Ramës, ka njerëz seriozë dhe të përkushtuar në punë, por mesa duket frika dhe trysnia ndaj tyre është shumë e madhe ndaj nuk pati një hap të rëndësishëm nga Byroja e Kuvendit për largimin e Edi Ramës”, tha Mehmetaj për “Report TV”.(TemA)


