• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOKALET NË KOSOVË/ Zgjidhen kryetarët e 21 komunave! LVV e Kurtit pëson disfatë, fiton vetëm në 3! PDK merr 3, LDK 2! 17 shkojnë në balotazh
Home
Rajon

LOKALET NË KOSOVË/ Zgjidhen kryetarët e 21 komunave! LVV e Kurtit pëson disfatë, fiton vetëm në 3! PDK merr 3, LDK 2! 17 shkojnë në balotazh

13 October, 2025 s.autor Rajon

17 nga 38 komuna në total do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë mbi 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë. Krahasuar me vitin 2021, këtë herë janë 5 komuna më pak në balotazh, ndërsa 21 komuna e mbyllën garën që në raundin e parë, 4 më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

Sipas KQZ, pjesëmarrja në votime ishte 39 për qind, nga 2.069.098 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa rreth 44 mijë votues ishin nga diaspora.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 3 komuna në raundin e parë (Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit) dhe kryeson në 4 komuna që shkojnë në balotazh: Prizren, Kaçanik, Vushtrri dhe Mitrovicë e Jugut. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 2 komuna (Istog dhe Lipjan) por kryeson në 6 nga 9 komuna të tjera që shkon në balotazh: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Obiliq.Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit, partia në pushtet, ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje, duke fituar vetëm 3 komuna në raundin e parë: Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Ndryshe nga viti 2021, këtë herë LVV nuk arriti të fitojë asnjë komunë të madhe direkt dhe shkon në balotazh në 12 komuna, por në të gjitha, përveç Gjilanit dhe Fushë Kosovës, renditet forca e dytë. Edhe në Prishtinë, LVV nuk renditet forcë e parë pasi Hajrullah Çeku ka 33,05% të votave kundrejt kryebashkiakut aktual Përparim Rama i LDK, i cili ka marrë 33,76%.
Aleanca për Adhmërinë e Kosovës ( AAK) e Ramush Haradinajt, ka fituar vetëm në Deçan, por shkon si kryesuese në 4 nga 5 komuna që është në balotazh (Gjakovë, Rahovec, Klinë, Suharekë e Junik).
Lista Serbe (LS) ka fituar 9 komuna me shumicë serbe në raundin e parë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh. Po ashtu, kryeson në balotazh në Kllokot, e vetmja komunë me shumicë serbe që nuk u fitua direkt.
Gara më e ngushtë e balotazhit
Në komunat që shkojnë në balotazh, gara më e ngushtë është në Mitrovicën e Jugut, ku Arian Tahiri (PDK) dhe Faton Peci (LVV) ndahen vetëm nga 0.09%. Tahiri ka siguruar 47.89% të votave, ndërsa Peci është shumë pranë me 47.80%. Ngushtë është edhe në Prishtinë, ku kryebashkiaku aktual Përparim Rama (LDK) ka vetëm 0.71% më shumë vota se Hajrullah Çeku (LVV), si dhe në Kaçanik dhe Obiliq, ku diferenca mes kandidatëve është rreth 2%. Ndërkohë, në komuna si Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Suharekë, kandidatët kryesorë hyjnë në balotazh me epërsi të qartë, mbi 10%, duke u pozicionuar si favoritë.
KOMUNAT E FITUARA
Podujevë – Shpejtim Bulliqi (LVV) 53,42%
Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK) 83,45%
Kamenicë – Kadri Rahimaj (LVV) 50,56%
Ferizaj – Agim Aliu (PDK) 56,47%
Istog – Ilir Ferati (LDK) 58,78%
Shtime – Qemajl Aliu (LVV) 50,47%
Malishevë – Ekrem Kastrati (NISMA) 53,41%
Deçan – Bashkim Ramosaj (AAK) 51,57% të votave
Drenas – Ramiz Lladrovci (Për Drenasin Kampion) 52,31%
Lipjan – Imri Ahmeti (LDK) 51,15%
Hani i Elezit – Mehmet Ballazi (PDK) 50,94%
Mamusha – Abdulhadi Krasniç (KDTP) 50,52%
Mitrovicë e Veriut – Milan Radojevic (LS) 60,25%
Zveçan – Dragisha Milloviq (LS) 86,66%
Leposaviq – Zoran Todiq (LS) 70,35%
Zubin Potok – Millosh Peroviq (LS) 70,99%
Novobërdë – Sasha Millosheviq (LS) 62,30%
Shtërpcë – Ivica Tanasijeviq (LS) 59,44%
Graçanicë – Novak Zhiviq (LS) 62,54%
Ranillug – Tanja Antiq (LS) 71,05%
Partesh – Dragan Petkoviq (LS) 89,88%

KOMUNAT NË BALOTAZH:
Prishtinë – Përparim Rama (LDK) 33,76% dhe Hajrullah Çeku (LVV) 33,05%
Prizren – Shaqir Totaj (PDK) 41,99% dhe Artan Abrashi (LVV) 29,80%
Pejë – Gazmend Muhaxheri (LDK) 46,11% dhe Taulant Kelmendi (LVV) 27,88%
Junik – Ruzhdi Shehu (LDK) 47,91% dhe Agron Kuçi (AAK) 40,68%
Dragash – Bexhet Xheladini (LDK) 43,98% dhe Shaban Shabani (PDK) 28,38%
Gjakovë – Ardian Gjini (AAK) 47,74% të votave dhe Ardian Gola (LVV) 32,82%
Kaçanik – Sabedin Vishi (PDK) 39,86% dhe Jeton Raka (LVV) 37,86%
Fushë Kosovë – Valon Prebreza (LVV) 45,14% dhe Besnik Osmani (LDK) 36,62%
Mitrovicë e Jugut – Arian Tahiri (PDK) 47,89% dhe Faton Peci (LVV) 47,80%
Rahovec – Smajl Latifi (AAK) 37,28% dhe Ali Dula (LVV) 23,92%
Suharekë – Bali Muharremaj (AAK) 45,70% dhe Ardian Shala (LDK) 31,65%
Gjilan – Alban Hyseni (LVV) 49,79% dhe Arbër Ismajli (LDK) 34,24%
Viti – Sokol Haliti (LDK) 37,99% dhe Arsim Ademi (LVV) 33,55%
Vushtrri – Ferit Idrizi (PDK) 45,56% dhe Sylejman Meholli (LVV) 30,63%
Obiliq – Xhafer Gashi (LDK) 46,47% dhe Halil Thaçi (LVV) 44,04%
Klinë – Zenun Elezaj (AAK) 48,04% dhe Sokol Bashota (PDK) 35,98%
Kllokot – Bozhidar Dejanoviq (LS) 41,62% dhe Sreqko Spasiq (UKS) 31,43%

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORUMI I INVESTIMEVE BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Tirana ndalesa e parë për Ursula von der Leyen, presidentja e KE-së: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së
Previous article BURIM AKSIDENTESH/ Nga sot, NDALOHEN skuterat elektrikë

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT