• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURIM AKSIDENTESH/ Nga sot, NDALOHEN skuterat elektrikë
Home
Aktualitet
Kronikë

BURIM AKSIDENTESH/ Nga sot, NDALOHEN skuterat elektrikë

13 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Përdorimi i monopatinave ose, siç njihen ndryshe, skuterëve elektrikë ndalohet zyrtarisht duke filluar nga sot. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Albana Koçiu, e cila bëri publike rregullat e reja që synojnë të rrisin sigurinë në rrugët e vendit.

Sipas ministres Koçiu, vendimi vjen pas një numri të lartë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë shprehur shqetësime lidhur me rrezikun që këto mjete përbëjnë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe përdoruesit e tyre.

Kemi marrë një sërë raportimesh për incidente dhe situata të rrezikshme të shkaktuara nga përdorimi pa rregulla i skuterëve elektrikë. Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë një rritje të ndjeshme të problematikave në lidhje me këtë fenomen,” u shpreh ministrja Koçiu gjatë një deklarate për mediat.

Rregullat e reja pritet të përfshijnë masa kufizuese dhe ndëshkuese për ata që nuk i respektojnë, ndërsa institucionet përkatëse do të angazhohen në monitorimin dhe zbatimin strikt të ndalimit.

“Sot i kam kërkuar policisë së shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore duhet ta kenë të qartë të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë do të qartësojmë një herë e përgjithmonë se cilat janë korsitë rrugë apo hapësira ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator interesi publik dikton një ndërhyrje të mëhershme. Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë, Franca Italia Gjermania në rajon Maqedonia e Veriut kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm”, u shpreh ministrja.

Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash. Nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.

Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi. Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOKALET NË KOSOVË/ Zgjidhen kryetarët e 21 komunave! LVV e Kurtit pëson disfatë, fiton vetëm në 3! PDK merr 3, LDK 2! 17 shkojnë në balotazh
Previous article E PËSON KEQ/ Tentoi të kalonte në kufi 13 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 31-vjeçari nga Berati

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT