• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI I PD/ Gazetarët e “Mother Jones”: Duam hetime për “Biniatta Trade”
Home
Politikë

LOBIMI I PD/ Gazetarët e “Mother Jones”: Duam hetime për “Biniatta Trade”

27 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Zyrtarisht Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk komentoi lidhur me kërkesën e “Top Story”, nëse ka një hetim ndaj kontratës së marsit 2017 mes “Muzin Capitol Partners” dhe “Binniata Trade”, që sipas dokumenteve zyrtare financoi lobimin për llogari të Partisë Demokratike.

Asnjë prej gazetarëve të “Mother Jones” nuk ka dijeni për një hetim të tillë, megjithëse do të donin që qeveria amerikane të jepte disa përgjigje përfundimtare lidhur me investigimin e tyre.

“S’ka asnjë hetim nga qeveria amerikane. Do të ishte interesante po të kishte. Lajmi i Biniattës duket sikur është për një parti shqiptare që përpiqet të fitojë ndikim në SHBA dhe të fitojë mbështetje duke u paguar nga parti ruse. Për mua, ky është një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë. I rëndësishëm për ne, në SHBA. Por më tregoi gjithashtu që është një botë me parà të dyshimta. Kemi me dhjetëra mijëra, ndoshta qindra mijëra me kompani guaskë ‘offshore’ që hapen në të gjithë botën. Ato pastrojnë parà për arsye biznesi dhe për arsye kriminale. Por i pastrojnë paratë edhe për arsye politike…”, tha David Corn, kryeredaktor i “Mother Jones”.

“Zakonisht nëse dikush është nën hetim, kjo gjë mbahet e fshehtë, qoftë nga Departamenti apo edhe FBI. Por, a dua unë që kjo çështje të hetohet? Në fakt do të doja shumë të merrja përgjigje për pyetjet që kemi shtruar, sepse qeveria ka pushtetin që të kërkojë disa përgjigje që unë nuk mundem. Nëse Departamenti i Drejtësisë ka dyshime se Nick Muzin ka shkelur ligjet e regjistrimit të agjentëve të huaj të lobimit, sa i përket punës së tij me PD-në apo ‘Binniata Trade’, besoj se ata duhet të hetojnë. Por nuk kam dijeni nëse kjo po ndodh”, tha Hannah Levintova, gazetare e revistës “Mother Jones”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI NË "OPINION"/ Peza-Bardhit: Buzëqumësht politik, çfarë ke me poshtëbrezin tim? (VIDEO)
Previous article DEBATI NË "OPINION"/ Lobimi i PD, Peza: Përgjegjësi duhet të dalë. Uroj që paratë e qeverisë ruse...

F.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT