I ftuar në “Opinion” sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza u shpreh se lobimi i PD në SHBA me para ruse duhet të sqarohet sa më shpejt.
“Uroj shumë që paratë e qeverisë ruse mos të kenë shkuar për PD. Uroj të zbardhet sa më shpejt që të sqarohet nëse është një pjesë e një loje politike në rajon.
Dikush nga tre faktorët e kësaj loje duhet të bëhen përgjegjës”, u shpreh Peza.