Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe bore.
Dëbora ka zbardhur edhe Llogaranë, ndërsa Vlora është përmbytur nga reshjet e shiut.
Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, për shkak të reshjeve të borës ky aks rrugor të kalohet me vështirësi nga automjetet.
Përveç qytetit, reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjell probleme edhe në fshatra.
Në fshatin Panaja shumë sipërfaqe toke janë mbuluar nga uji. Sipas banorëve, shkak është bërë bllokimi i kanaleve shkarkuese. /Gazeta SHQIP






