“Me gjithë bandat që angazhove nuk ja dole dot. Kaq në panik sa është nuk e ka ndërmend t’ju rrah. Ti skemën e PPP ja ofrove PD, por me ne nuk bën do pastrimin e parave të pista. Do tja ndenji këngën shumë shpejt. Ti Ilir Beqja e di shumë mire se ku do shkosh. Bleve gjyqtaret pa filluar Vettingun. Shkon në Bulqizë dhe u thotë atyre që po mashtrojnë italianët. Rekord, një gënjeshtër për çdo dy fjalë. U tha që është një gënjeshtër e televizionit italian. Ky është njeriu që i thotë vetes kryeministër. Ky nuk është llogaritur, ky ngel në matematiken e klasës së katërt. Matematika e vetme që ka është matematika e krimi dhe e drogës. Droga është trefishuar, 12 ton kapën italian në 2016, tre herë më shumë në këtë vit. Shqiptarët kanë marrë arratinë.
Ndërtimi ka lulëzim ka më shumë leje. Mendja ta do që ka diçka që nuk shkon. Apartamentet nuk shiten, kullat në lulëzim. Këto leje ndërtimi që nuk marrin kredi me ca po ndërtojnë. Krimi ka kaluar nga parcelat e kanabisit tek heroina e kokaina. Kjo është faza e fundit e pastrimit të parave të pista. Kush ta ka kërkuar koncesionin TVSH. Ti je gati që të sakrifikosh mijëra biznese vetëm që ta marrin njerëzit e tu të afërt. Kanabisin ua ke lënë qytetarëve, ndërsa për vete ke heroine e kokaina dhe ndërtimin. Nuk të beson më njeri, Shqipëria është zhytur në drogë dhe në krim. Ka filluar numërimi mbrapsht. Bëhu gati që të largohesh hapi rrugë zgjidhjes politike”.
Kryeministri Edi Rama ia ka dhënë përgjigje pyetjes së radhës së kryedemokratit Basha, se pse nuk flet më për Saimir Tahirin.
“Ca të flas unë për Saimir Tahirin, detyra ime apo e jotja është, është detyra e atyre që po e hetojnë Tahirin dhe nuk të ka caktuar njeri ty të bësh as gazetarin as prokurorin dhe as gjykatën supreme, por e bën se pushteti është e vetmja gjë që të interesin dhe për atë e bën llum gjithçka, me ca të jenë, nuk të intereson asgjë tjetër, kurse unë them që jemi shumë ndryshe, unë dhe ti, Beqja të ka ftuar të provosh në gjykatë ato që ke thënë për të, avokati i thotë nuk ka gjë Luli me Ilirin këto janë politike dhe mbrohesh si skuthat me statusin e gazetarit. Gazetar je ti, kriminalizon këdo dhe mbrohesh si gazetar. Unë nuk bëj dot atë që bënte Saliu me ty, kur ishe akuzuar nga prokuroria, unë se kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë, kam cfarë kam unë opinionet e mia për mënyrën se sis vepron është cështje tjetër, kam folur për qëndrimin në këshill për mandatet dhe kam mbaruar aty, i takon drejtësisë, gazetarëve por jo ty, e partisë tënde”.
Rama i ka thene se gjithcka e le ne dore te drejtesise dhe nuk del ne mbrojtje te askujt, pasi sipas tij kush shkel ne derrase te kalbur duhet te perballet me drejtesine.
‘Sikur Alimuçën që del në përgjigjet e Habiljave ta kishte kushëri vjehrra ime do kishe ardhur këtu e do kishe bërë namim, unë s’ta kam përmenduar kurrë”- tha Rama.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë debatit në Kuvend, ka paralajmëruar ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, se nuk mund ta blejë lirinë për më shumë se një muaj dhe se ai vetë është i ndërgjegjshëm për atë që e pret.
Basha tha se kryeministri Rama dërgon ministrat në hotelet e rajonit për të arritur marrëveshje me krerët e bandave, ndërsa shigjetoi dy ministrat Gjiknuri dhe Blendi Klosi.
Sa i përket paralajmërimit për Gjiknurin, Basha nuk komentoi gjatë, por theksoi se lirinë nuk mund ta blejë edhe për shumë kohë.
“Sot ka vetëm një partner të besueshëm, vetëm një forcë politike që nuk i shtriu dorën krimit, që nuk solli kriminelë në Parlament, që nuk çon ministrat me vrap te Durim Keçi (i drejtohet Blendi Klosit) sa herë arrestohet. Apo ishte Vangjushi (Dako)? Më fal. Çove Vangjushin. Ty nuk ta mbajti (i drejtohet sërish Klosit). Apo çon ministra të tjerë nëpër hotelet rajonale me krerët e bandave. Ti pse qesh (i drejtohet Damian Gjiknurit)? Të të përmend edhe ty? Ti mund ta blesh për një javë, për dy javë, për një muaj lirinë, por e di se çfarë të pret”, u shpreh Basha në foltoren e Kuvendit.
Drejtpërdrejt nga Kuvendi.
Posted by Lulzim Basha on Donnerstag, 16. November 2017
Pas përfundimit të fjalës së Bashës Rama nga foltorja pyet: Sa e keni V? Rama kërkoi të di një koncesion që qeveria ka dhënë për të ndihmuar privatin. Një koncesion që ne e kemi dhënë dhe përfshirë në buxhetin e shtetit? Ne i kemi garantuar privatit një tarifë fikse, u shpreh Rama. Sakaq Rama ironizoi duke thë: Lulit nuk ja marr për keq çfarë thotë se s’ka punuar kurrë, por profesorit ja marr”. Nëse jeni kështu, edhe ju mund të jepeni me PPP (Partneritet Publik Privat)
“Nuk të beson më njeri, je i zhytur në krim”, u shpreh Basha…
ERTV Live😊: Sot në Kuvend – Ka një ndryshim themelor midis koncesioneve të dhëna prej nesh dhe koncesioneve të dhëna prej jush; Ju keni dhënë koncesione përmes të cilave keni futur duart ne xhepat e qytetarëve, ndërkohë që ne nuk kemi dhënë koncesione ku futen duart në xhepat e qytetarëve, por për të dhënë një shërbim më të mirë për qytetarët.
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 16. November 2017
Drejtpërdrejt nga Kuvendi.
Posted by Lulzim Basha on Donnerstag, 16. November 2017
Në seancen e debateve nga foltorja sërish kreu i demokratëve akuzoi Ramën duke thënë se shëndetësia ka patur përmirësim gjatë qeverisjes së PD.
Deputetja e PD Albana Vokshi është ajo që tregon me iPad pamje nga spitali që e akuzoi Rama. Rama, tha Basha, nuk di të bëjë matematik, di vetëm matematikën e drogës. Tani kemi kaluar tek (PPP) ku me ironi Basha e ka emëruar, Pastrimi i Parave të Pista…
ERTV Live😊: Sot në Kuvend
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 16. November 2017
A janë pastrues së droges, Shefqet Kastrati. Zamir Mane, Bashkim Mula. Duke përmendur kështu emrat e disa nga biznesmenët më të fuqishëm në vend.


