• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kullat e reja/ Rama nxjerr emrat e biznesmenëve: Lulzim mos më shkel syrin, hajde dhe trego…
Home
Shqipëri

Kullat e reja/ Rama nxjerr emrat e biznesmenëve: Lulzim mos më shkel syrin, hajde dhe trego…

16 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Rama, në përgjigje të akuzave të kryedemokratit Basha për rrezikun e pastrimit të parave të drogës dhe të krimit në vend, si pjesë e strategjisë së Ramës për të mbajtur pushtetin i ka kujtuar emrat e 4 biznesmenëve, që si ka thënë vetë, janë për çudi votues të PD-së.

“Eja këtu dhe më thuaj Lulzim, Zamir Mane është pjesë e skemës së pastrimit të parave, më thuaj këtu, Shefqet Kastrati është te kjo lista jote, Bashkim Ulaj është, po Ramë Geci, se unë këta njoh si biznesmenë që kanë kërkuar të ndërtojnë kulla dhe që janë njerëz që e kanë vënë pasurinë ndërkohë që ti ishe ende në Hollandë, Lulizim. Të mbiu goja në drogë, sikur jeni nën efektin e drogës kur flisni, nuk kam asnjë problem unë, por ju cenoni direkt këtë vend, duke cenuar njerëzit e këtoj vendi para të cilëve ti dhe unë duhet të rrimë me respekt. Boll më erdhe këtu, se ti lulit të vocërr as te këpuca e shqyer nuk i afrohesh dot”- tha ai.

Rama i kthehet Bashës: S’ta marr për keq Lul, por jemi gati të bëjmë PPP me ju

Me akuza dhe ironi ka replikuar kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave te opozites per koncesionet, kryesisht ne shendetesi.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ne te cilen mazhoranca ka rrezuar me 75 vota, kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestimin e ish Ministrit te Brendshem.

Replika e Rames

Meqë Nasipi iku se e nxori dikush jashtë, por është Flori këtu. Keni paguar nga buxheti 100 euro kilovatin, HEC i Ashtës

Tregoni përralla këtu, të gjitha koncesionet tuaja janë me tarifë të caktuara nga shteti, me kë i paguani ju, ju paguani HEC që mund të mos shesin prodhimet e tyre. Tani më tregoni mua një koncesion ku ne kemi garantuar tarifën me lekët e buxhetit.

Thotë Luli risku është te privati, ca risku ka marrë ai i kolaudimit të mjeteve. Unë Lulit nuk ia marr për keq, nuk e di si bëhet puna dhe si lidhem gjërat, por profesorit ia marr për keq, nëse dhe ai nuk e di ne jemi gat të bëjmë PPP me ju, aty riskun e keni ju, ne nuk marrim risk, kështu si jeni jeni një ndërmarrje e falimentuar që do treg, por treg s’ka.

Lulzim dëgjo, nuk të fyej, por që ti gënjen dhe gënjen sikur këndon është e sigurt, fole për sterilizimin, si është e vërteta: brenda është dhe ishte shumë thellë në palcën e kurrizit të publikut, jeni fenomenal, ndërtuat një godinë, dy kate bosh, veglat në qese, më shiko në sy Tritan, se po të dëgjojnë mjekët e spitalit dhe mes kolegëve dhe kryetarit të partisë duhet të zgjedhësh të vërtetën.

Rama prezanton buxhetin: Ju tregoj investitorin e parë dhe vendin ku do të ndërtohet hoteli me 5 yje

UPDATE/ Edi Rama pas fjalimit të Lulzim Bashës, i është përgjigjur, duke thënë se qeveria është e vendosur që të ndërtoj hotel me 5 yje. Ai përmendi dhe një nga investitorët që ka kërkuar të ndërtoj dhe shembujt në Evropë që ka marrë për të sjell këta investitor. Po ashtu nuk kanë munguar dhe

“E thash në mbyllje dhe po e them në hapje, sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, unë nuk mundem vetëm të buzëqesh duke replikuar për të gjitha sharjet dhe fyerjet që më adresoi shumë i dashur Lul. E nise me Papa Françeskun dhe unë po të citoj një shprehje tjetër të tij: “Flisni vetëm për mëkatet dhe skandale sepse ju intereson zhurma e një peme që bie dhe jo pylli që lulëzon”. Tu hysh të gjithave atyre që te është si ty hysh detin për të gjitha fyerjet. Sot jemi i vetmi vend në të gjithë Mesdheun që nuk kemi një hotel me 5 yje. Jo yje që kanë yje të lyer dhe emrin e pronarit r nga pas. Ne do të nderojmë hotele me 5 yje në Shqipëri. Kemi adoptuar legjislacione të vendeve të afërta. Si mund të behet ky pastrim parash, kur është shumë e qartë. Do të ketë marka ndërkombëtare të certifikuara. Meqë kemi kërkesën të Avni Ponarin, mbështetës i PD. Po patron para? Të kujt janë këto para? Do të investoj para të tija legjitime. Kur unë nuk ja lejon vetes të fus të gjithë njerëzit në një thes. Po e mbyll përsëri me Papa Françeskun: “Nuk rritesh do nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde” ka qenë kjo fjale e Ramës në kuvend.

Rama prezanton buxhetin: Rritja ekonomike 4%, nuk jemi të lumtur, por…

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e buxhetit te vitit 2018 nga foltorja e Kuvendit, ku sot pritet te miratohet në parim.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka theksuar se “Ashtu si po verifikohet nga shifrat e këtij viti buxheti është ndërtuar i tëri me një përgjegjësi dhe realizëm që ka karakterizuar edhe buxhetin e këtij viti. Rritja ekonomike do të jetë 3.9-4% e gjithë vitit mbi parashikimin fillestar të kryer një vit më parë. Shqipëria sot sipas të gjitha të dhënave ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, këtë e thotë edhe BE që e vlerëson vendin tonë në konstatimin e vet për uljen e borxhit dhe konsolidimin e financave”- tha Rama.

Sipas tij, për qeverinë këto shifra nuk duan të thonë se njerëzit duhet të duartrokasin qeverinë, apo të ndihen të lumtur. “Ne nuk jemi të lumtur se duam shumë me tepër, dhe jam i bindur se me këtë dokument ne vendosim një bazë të re për të bërë shumë më tepër”- tha ai.

Sipas Rames ne kete buxhet jane ne fokus punesimi dhe shtetberja, nderkohe qe pjese me vete mbetet projekti per Rrugen e Arbrit.

Rama ka theksuar me tej se “shifra e rritjes së të ardhurave në buxhetin e vitit 2018 e cila kap nivelin 28.1% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Buxheti do financojë një ulje të mëtejshme të nivelit të borxhit publik. Vitin e ardhshëm borxhi do reduktohet në 2.5%. Paketa fiskale përmes reduktimit të pragut të TVSH deri në 2 milionë lekë do nxisë formalizimin e ekonomisë me një kosto të papërfillshme në raport me gjithçka është thënë për biznesin e vogël”.

ERTV Live😊: Sot në Kuvend – Buxheti 2018 i ndërtuar me përgjegjësi dhe realizëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike; Buxhet që rrit investimet, ul borxhin, rrit punësimin

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 16. November 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Basha-Ramës: Përfundon pastrimi i parave të pista
Previous article VIDEO/ Lotaria Amerikane, Ambasada bën njoftim të rëndësishëm për aplikantët

F.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT