• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
(VIDEO) QEVERIA NE SHKODER/ Rama bën publike projektet që do të ndërmarrë në këtë qytet
Home
Shqipëri

(VIDEO) QEVERIA NE SHKODER/ Rama bën publike projektet që do të ndërmarrë në këtë qytet

8 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në  fjalën e tij kryeministri i vendit Edi Rama bëri me dije disa nga vendimet që mori me qeverinë:

  1. Miratohet Thethi si zonë historike
  2. Rehabilitimi i rrugëve të Thethit.
  3. Alpet një nga pikat kyçe për objektivat 4 vjeçare.
  4. 84 bursa për nxënësit ekselent në Shkodër.

Sakaq Rama saktësoi se qeveria do jetë edhe nesër në Shkodër.

“Sot kemi nisur aktivitetin e përmuajshëm të qeverisë në qarkun e Shkodrës për muajin dhjetor, dhe sapo kemi përfunduar mbledhjen e qeverisë e cila i hap rrugë një numri projektesh të rëndësishme që synojnë transformimin e mëtejshëm të qytetit si një kryeqendër turistike, por edhe të gjithë qarkut të Shkodrës. Kemi aprovuar një dokument drejtimesh për ndërhyrjet prioritare në Shkodrën turistike, që është një orientim i zhvillimit të integruar, bërë në bashkëpunim me drejtuesit vendorë duke marrë në konsideratë të gjitha kërkesat dhe ato çka kemi regjistruar gjatë bashkëbisedimit me ta në muajt paraardhës, si dhe dëgjesat e kryera gjatë periudhës pas zgjedhore dhe qytetarët në të gjithë qarkun. Më tutje kemi miratuar vendimin për shpalljen e qendrës historike të Thethit, dhe të zonës së mbrojtur përreth saj, një zotim i bërë në fushatë, i cili lidhet me domosdoshmërinë për t’u fokusuar më shumë në burime financiare për gjithë atë zonë të mrekullueshme, duke filluar nga rindërtimi i rrugës së Thethit.

Bashkëlidhur me këtë vendim është miratuar edhe rregullorja për mbrojtjen, konservimin, dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të qendrës, dhe të gjithë asaj zone që vihet në mbrojtje. Po ashtu në rregulloren e miratuar, përcaktohet edhe modaliteti i bashkëpunimit me bashkinë Shkodër për ruajtjen dhe promovimin sa më mirë të vlerave turistike, historike dhe kulturore të zonës së Thethit”, u shpreh Rama.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm është ai për miratimin e bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Marenger” këtu në Shkodër, e cila është një shkollë me reputacion të njohur pozitiv. Janë në total 84 bursa që i akordohen nxënësve të dalluar dhe atyre që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike.

Paketa e miratuar do të sjellë një rritje të ndjeshme të investimeve në qytetin e Shkodrës. Ka nisur me projektin e Rilindjes Urbane ku u ndërhy në një sërë pikash strategjike në këtë qytet. U ndërhy tek Fonoteka “Marubi”, tek stadiumi i Shkodrës, etj. Nesër do të bëjmë prezantimin publik jo vetëm të programit të zhvillimit për Shkodrën turistike, por edhe për projektin për alpet”, tha kryeministri Rama.

/AlpeNews.al

ERTV Live😊: Shkodër- Komunikim për media pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Posted by Edi Rama on Freitag, 8. Dezember 2017

Sot ne mbledhjen e dytë te qeverise Rama ne Shkoder zbulohet axhenda e qeverisë. Mbledha u mbajt në Fototekën Marubi.

Në orën 17:30 eshte parashikuar konferencë për shtyp, ku do te behet edhe komunikimi për vendimet e marra.

Në 18:00 takim me studentët e ekselencës do te kete nje takim me rastin e 8 dhjetorit.

Nësër ne oren 9:30 do te zhvillohet nje mbledhje e hapur me pjesëmarrjen e qytetarëve
shkodranë.

Kryeministri do të inspektojë edhe investimet në Spitalin e Shkodrës, Shkollës së re të Stajkës, HEC-it te Vaut te Dejës, Unazës së re, i Rilindjes Urbane të Pukës, i Gjimnazit të ri Sabah Sinani, teksa nesër në orën 11:30 do te kete nje inspektim te Nënstacionit Elektrik në Bushat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E paskemi menduar gabim! Njerëzit e parë nuk kanë jetuar në Afrikë, studimi i ri zbulon të vërtetën historike
Previous article “Federatat e sportit janë marrë peng nga parazitët”, nëna e kampiones së notit letër të hapur Ramës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT