• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE/ Edhe prokurorin e përhershëm e zgjedhim me votat e PS, procesi nuk bllokohet
Home
Shqipëri

LIVE/ Edhe prokurorin e përhershëm e zgjedhim me votat e PS, procesi nuk bllokohet

18 December, 2017 Q.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeminstri Edi Rama ka paralajmëruar se në orën 13:30 do të zhvillojë një konferencë për shtyp pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Sot gjatë sencës parlamentare Rama ndenji jashtëzakonisht indiferent nga sulmet që deputetët e opozitës, PD dhe LSI tentonin të bënin.

Përpjekje e dëshpëruar të opozitës për bllokimin e reformës e ka quajtur kryeministri Rama sjelljen e sotme të opozitës në Kuvend.

“Shfaqjen e sotme e dha opozita por faturën e merr përsëri gjithë vendi, që është më afër se kurrë çeljes së negociatave në BE dhe nuk meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e opozitës që udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi. Bëra sa munda dhe sinqerisht nuk e di se cfarë mund të bëja më shumë për të çelur dialogu e opozitës lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkoshëm”- tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

As kërkesat e përsëritura  të SHBA e BE,  për të zgjidhur me mirëkuptim nuk bën dot gjë.

Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm, me votat tona ishte një zgjedhje legjitime dhe kushtetuese e konfirmuar dhe nga SHBA e BE. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar prej nesh, ne donim një zgjedhje me mirëkuptim me opozitën të cilën e ftuan në tryezë.

Ishte me rendësi që këtë detyrim të përmbysnim së bashku me opozitën, ashtu siç do shfaqja uniteti është një pik e fituar. Por një shfaqe si kjo ishte një pikë e humbur. Opozita bëri një shfaqe të shëmtuar. Kanë akuzuar dhe ambasadorin e SHBA se ka konflikt interesi.

Ardiatik Llala është i pari që është larguar nga mandati i tij pa asnjë konflikt me opozitën. Maks Haxhia, Arben Rakipi,  Theodhori Sollaku, Ina Rama u zgjodhën me konsensus  dhe u masakruan në kohën kur ishte Sali Berisha në detyrë.

Ai pushtet është i korruptuar deri në palcë dhe kërkon reformën që kemi nisur dhe nuk do ta ndalë dot, as me baltë, tym dhe thirrje të dëshpëruara për protesta kundër reformës në drejtësi, ka dy vjet që e dëgjoj këtë avaz, bëhemi gazi i botës si i vetmi rast, unikal, në historinë e integrimit të ish vendeve komuniste në BE ku opozita dhe jo shumica i kundërvihet reformës në drejtësi.

Në korrikun e vitit të shkuar u synua rrëzimi i qeverisë, për ndryshimet e famshme kushtetuese që u kthyen në beteje të pashembullt mes reformistëve dhe të tremburve nga drejtësia e re, po këta që lanë nam në Kuvend me sjellje histerike, vetëm se nuk ishin të bashkuar në tym si sot, disa përballë, disa në llogoren e koalicionit u interesonte tepsia jo Shqipëria.

Ishim po këta që gjuanin tymuese me shishe, këpucë, ca u kapte dora, vetëm se atëherë disa bërtisnin në çadër me këmbët në këpucën e shqyer, disa hidhnin gurin me qetësi e fshinin dorën me dashuri, deri sa i humbën qetësinë dashurinë dhe tepsinë.

Këtu po këta do të jemi kur drejtësia e re së bashku me partnerët tanë strategjikë Be dhe SHBA të bëhet realiteti konkret i Shqipërisë që duam.

I pyetur nga gazetarët se si do të zgjidhet tashme Kryeprokurori i perhershëm, Rama u përgjigj se: “Prokurorin e përhershëm e zgjedhim me votat e PS, procesi nuk bllokohet”.

Protestuesve do u bëj një pyetje të thjeshtë atyre që nuk janë hequr nga puna me pahir për në protestë, ata që mendojnë për puc kushtetues ashtu si bërtet opozita e lebetitur, po mirë mora e vëllezër, që nuk mendoni këtë qeveri për arsye tuaja a ka budallenj të atillë që SHBA dhe BE të pranojë që drejtësia të kapet nga qeveria mes pucit, a ka budallenj që të besojnë se partnerët tanë janë investuar në vijë e parë për një reformë rrënjësore në drejtësi për të mundësuar kështu kapjen e saj me një të ngritur të kartonit nga kjo shumicë qeverisëse?

A ka ndër ju budallenj që besojnë se vendi pret të çelë negociatat, SHBA dhe BE lejojnë marrjen e proceseve gjyqësore në dorë nga kryeministri.

Unë besoj se kjo gënjeshtar kaq e madhe do ti ketë këmbët shumë të shkurtuara edhe ndër ata që qëndruan në këmbë para Kuvendit duke dëgjuar përfaqësuesit e një opozite të trembur nga e nesërmja e sistemit të drejtësisë, ku prokurorët e palidhur me korrupsionin do të bëjnë drejtësi, koha do ta tregojë edhe shumë më tepër se dimë për të tremburit, kapurit, zhyturit dhe për të mbyturit në batakun e politikës apo drejtësisë së vjetër që është në grahmat e fundit

Ne vetëm bëmë detyrën që kjo kohë të mos vonojë me tej, deri kur ne, kjo forcë që qeverisë vendin, PS mori përsipër ta udhëheqë reformën më të thellë, të vështirë e të vonuar, atë në drejtësi.

Sot nuk e bëmë me opozitën këtë, po kush i err kërkesat tona apo lutjet e mia për dialog drejtuar Bashës si shprehje dobësie duhet ta mësoje se jam shprehje përgjegjshmëria shtet formuese, vullneti për ta përfshirë opozitën në çdo proces dhe dashurua për këtë vend që nuk do të jetë më peng si ka qenë deri kur erdhi ora e reformës në drejtësi.

Ky vend nuk mund të jetë më përshesh për çdo shesh ku flasin ata

Mandatet i duan si armë për të ruajtur privilegjet e tyre, jo për të luftuar për njerëzit, opozitën e duan çadër për tu mbrojtur nga drejtësia, duke hedhur baltë dhe tym te shqiptarët.

ERTV Live😊: Komunikim publik pas zgjedhjes ne Kuvend, të Prokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm, zonjës Arta Marku

Posted by Edi Rama on Montag, 18. Dezember 2017

“

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENKEL DEMI: Nëse nuk i djeg mandatet, Lul Basha bëhet luledielli
Previous article ZGJEDHJA E KRYEPROKURORES/ PD dhe LSI, skenaret që po debatohen

Q.Autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT