Këto janë të gjitha masat që ka ndermarrë qeveria shqiptare për të parandaluar dhe luftuar koronavirusin.
Në zbatimi të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infeKtiveMbylljen për publikun deri në datë 03/04/2020 të ambienteve që ofrojnë shërbim lokale nate;
b. të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi.
- Mbylljen për publikun deri në datë 03/04/2020 të:a. ambienteve që ofrojnë shërbim lokale nate;
b. të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi. - Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:a. aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
b. ekskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
c. procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi. - Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.
- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategorinë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin nëpërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin punonjësit me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.
- Për shërbimet publike për të cilat kërkohet kontakt të afërt me publikun është, institucionet duhet të pajisin punonjësit me mjete mbrojtëse , me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.
- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.
- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemiologjik të identifikuara si të tilla prej Organizatës Botërore te Shëndetësisë, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.
- Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, njësite e qeverisjes lokale, institucionet publike dhe private të përfshira në këtë Urdhër.
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor organizon punën me strukturat e Policisë së shtetit për zbatimin e këtij Urdhëri dhe merr masat administrative sipas legjislacionit në fuqi.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet deri në datë 03/04/2020.
MinistrIa e Shëndetësisë ka lajmëruar edhe masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19:
– Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate.
– Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike është i ndaluar dhe në çdo rast distanca nga njeriu tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
– Mbyllja për publikun deri në 3 prill i të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinjve si qendra sociale, palestra, pishina.
– Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.
– Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 metra nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.
– Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontaktet të personelit me publikun.
– Punëdhënësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nëse shërbimi mund të ofrohet online.
– Do të pezullohen përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.
Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtatin rutinën me këto masa për të mos vënë në rrezik veten dhe të tjerët deri në përfundim të kësaj periudhe që shpresojmë të mos zgjasë shumë.
– Ndalimi i ndërhyrjeve operatore kirurgjikale të planifikuara duke përjashtuar këtu të gjitha ato ndërhyrje operatore të cilat kanë lidhje me patologjitë malinje.
– Mbyllja e institucioneve arsimore publike dhe jo publike për një periudhë dy javore nga hyrja në fuqi e këtij urdhëri (23 Mars 2020).
– Mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, deri në datën 3 prill 2020.
– Anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo ta hapura të tilla si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, deri në datën 3 prill 2020.
– Në ambientet e shërbimeve të urgjencës mjekësore, në instituticonet e kujdesit shëndetësor, ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve më përjashtim të rasteve kur një kërkesë vjen nga drejtoria spitalore
– Në ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtimin spitalor pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkese e tillë vjen nga drejtoria spitalore. Ky është një rregull që ka qenë më parë me orare të kufizuara, në kuadër të masave për frenimin së përhapjes së koronavirusit ne kemi marrë këtë vendim dhe ftojmë qytetarët që të zbatojnë këtë rregull.
– Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19
– Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë deri në një urdhër të dytë.
– Eksporti i branave dhe pajisjeve mjekësore do të kryehet vetëm me autorizim të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Me vendim të Këshillit të Ministrave qeveria shqiptare vendosi në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një fond prej 400 milion lekë për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19.
Me vendim të Këshillit të Ministrave qeveria shqiptare vendosi caktimin e shtëpisë së pushimit të ushtarakëve të FARSH-it, prona nr.231, me emërtim “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”, me vendndodhje në Plepa, Durrës, si strukturë për shërbimin e karantinës, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrin të gjtiha masat për të siguruar shërbimin shëndetësor dhe psikosocial për personat që vendosen në karantinë, sipas legjislacionit në fuqi.
Stafit mjekësor do të marri shpërblim prej 1000 eurosh për të gjithë punën e tyre.
Sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të kenë 500 euro plus gjatë COVID-19.
Një formacion i përbashkët i Policisë së Shteti dhe asaj Ushtarake do t’u ngrejë postblloqe automjeteve dhe do të ndalojë apo verifikojë nëse në mjet ka njerëz të ardhur nga Greqia apo Italia që nuk iu lejohet të dalin nga shtëpia. Kush kapet në rrugë do të dënohet me 5000 euro gjobë dhe do të ndalohet të ikë drejt Italisë pa paguar gjobën.


