Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se, në një emision televiziv se, lista e personave të padëshiruar lidhur me ngjarjen në Bularat, nuk është mbyllur ende.
Ai tha se, është heshtja e Athinës zyrtare dhe opinionit publik në Greqi për aktin e gjuajtjes ndaj policisë, është zhgënjyese.
“Lista e personave non-grata nuk eshte mbyllur ende.
Qeveria greke deklarata te matura. Do mireprisnim nje qendrim akoma me te qarte dhe distancim nga thirrjet irredentiste.
Zhgenjyese heshtja e Athines dhe opinionit publik per aktin e gjuajtjes ndaj policise.
Prisja një distancim nga ato që ndodhëm gjatë ceremonisë mortore (të Kaçifasit)”, tha Bushati.
“Kemi pritur që nga qeveria greke të kishte një distancim të qartë sidomos nga shfaqet ekstremiste gjatë ceremonisë mortole dhe instrumentalizmit negativ që u bë”, tha ministri Bushati në “Real Story”.


