• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lirimi i Gylenistit, Ermir Gjinishi: Rrezikohet siguria jonë kombëtare
Home
Breaking News

Lirimi i Gylenistit, Ermir Gjinishi: Rrezikohet siguria jonë kombëtare

16 October, 2017 Editor Breaking News

Lirimi i shtetasit Muhammed Aydogmus nga Gjykata e Durrësit, i kërkuar nga drejtësia turke për terrorizëm si pjesë e organizatës “Feto” të Gylenit, pak ditë më parë, ka tërhequr jo pak vëmendje. Ky është kthyer në një problem mjaft shqetësues, prej ditësh, ku edhe ambasada turke në Tiranë reagoi përmes një deklarate të fortë, duke e cilësuar vendimin e gjykatës durrsake për lirimin e ‘terroristit’ një skandal.

Në lidhje me këtë problem ka folur në studion e Report Tv pedagogu i UET, Ermir Gjinishi, i cili tha se ky vendim cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Sipas tij, ‘terroristi’ Aydogmus duhet të ishte arrestuar, pasi ka hyrë me dokumente false.

“Nëse këta njerëz kanë tentakulat e tyre në Shqipëri, duke krijuar struktura paralele, sigurisht që është prekur siguria kombëtare”, tha Gjinishi.

Më tej, ai bëri një deklaratë të fortë në lidhje me terrorizmin dhe lirimin e personave të shpallur pjesë të organizatave kriminale. Gjinishi tha në studion e Report Tv se ne rrezikojmë të quhemi shtet që mbështesim dhe financojmë terrorizmin.

“Ne rrezikojmë të quhemi si shtet që kemi financuar dhe mbështetur terrorizmin. Nëse ata e kanë përdorur Shqipërinë për pastrimin e parave ky është një problem shumë i madh. Jam i bindur që një pjesë e tyre kryejnë aktivitet financiar të paligjshëm”, tha pedagogu Gjinishi.

“Shteti duhet t’i kushtojë vëmendje kësaj organizate. Struktura ka funksionuar në këtë formë, ka krijuar strukura paralele në Turqi. Ky person ka pas dhënë mësim nënjë shkollë në Kosovë, ka hapur një rrjet shkollash të Gylenit. Problemi është si do sillet Shqipëria, sepse problemi do vazhdojë. Turqia e ka shpallur organizatë kriminale, ndaj dhe duhet qasja e Shqipërisë. Çështjen e ndërlikon marrëdhënia e Erdoganit me Evropën. Ka një problem shumë të madh të Evropës, duhet të gjejë një standard të vetin me këtë cështje, nuk mund të sillet në këtë formë me Erdognin. Evropa ka probleme shumë të mëdha, kjo lloj sjelljeje çorienton gjithë sistemin te ne.

A është i pastër shteti shqiptar? Nuk është rasti i thjeshtë lirimi i këtij personi, ai duhet të ishte në arrest, pasi ka hyrë me dokumente false. Unë kam shkruar shumë kohë më parë për fenomenin, lëvizja Gylen ka influencë në shumë institucione të rëndësishme të vendit. Ne jemi antëtare të NATO-s, imagjinoni sikur materialet të dalin nga kjo organizatë. Jam i sigurt që ata kanë zërin e tyre në strukturat e shtetit, nuk e diskutoj fare që, madje dhe rasti në fjalë, është një mësues në shkollat e Gylenit në Durrës. Rrjeti funksionon në mbarë botën.

Deklarata e ambasadës së Turqisë, a cenohet siguria kombëtare? Nëse këta njerëz kanë tentakulat e tyre në Shqipëri, duke krijuar struktura paralele, sigurisht që është prekur siguria kombëtare. Ne rrezikojmë të quhemi si shtet që kemi financuar dhe mbështetur terrorizmin. Nëse ata e kanë përdorur Shqipërinë për pastrimin e parave ky është një problem shumë i madh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pajtohen PD dhe LSI, Vasili “shpërthen” në fyerje ndaj Ramës: I lajthitur, do jemi të bashkuar si front opozitar
Previous article Vrasja e Çollakut,ekspertiza:U ngatërruan mostrat e gjakut

Editor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT