Kryeministri Edi Rama, koordinatori politik për qarkun Korçë Ilir Beqaj dhe drejtori i OSHEE-së Benet Beci kanë qenë të pranishëm në Bërdicë të Shkodrës, për të ndjekur nga afër punimet për furnizim të qytetarëve me energjinë elektrike.
Beqaj u shpreh se linjat elektrike në këtë zonë kanë 40 deri 50 vjet, por se drejtori Benet Beci ka bërë një punë shumë të mirë.
Ilir Beqaj: Linjat këtu kanë 40-50 vjet. Beneti ka bërë punë të shkëlqyer në janar.
Edi Rama: Kur ne morëm detyrën, OSHEE ishte gropë e madhe. Por, në raport me ku ishim, është nata me ditën. Respekte për punën e madhe që keni bërë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Bërdicë, Shkodër – Aty ku investimet e OSHEE vijojnë për energji elektrike pa ndërprerje.
⚡Bërdicë, Shkodër – Aty ku investimet e OSHEE vijojnë për energji elektrike pa ndërprerje.
Nga rrjetet tejet të amortizuara të vitit 1970 me tela që ofronin cilësi e furnizim të dobët, në 6 vitet e fundit kemi përmirësuar shërbimin me energji elektrike për 70 mijë banorë në të gjithë qarkun e Shkodrës, që tashmë furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike dhe vazhdojmë pa u ndalur punën kudo ku ka ende shumë nevojë💪
#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️


