• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETRA PERSSONALE/ Sekretari amerikan Blinken i kërkon Vuçiçit njohjen e Kosovës
Home
Rajon

LETRA PERSSONALE/ Sekretari amerikan Blinken i kërkon Vuçiçit njohjen e Kosovës

31 March, 2021 s.autor Rajon

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

Në një letër që i kishte dërguar Vuçiçit më 23 shkurt, e që është publikuar nga mediumi serb “Novosti”, Blinken, kishte thënë se synimi i SHBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara të ardhmen evropiane të gjithë rajonit”, kishte shkruar Blinken ndër tjera, në letrën që ia kishte dërguar Vuçiçit jashtë protokollit të zakonshëm, e ku në fund të saj kishte shkruar edhe një mesazh me stilolaps, raporton Novosti.

Blinken edhe në një letër dërguar autoriteteve serbe, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë kishte thënë se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri nga të gjitha palët për të bërë kompromis.

Edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kishte inkurajuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të arrijë marrëveshje me Kosovën, e cila do të përfshinte njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq ish-kryeministri Avdullah Hoti duke komentuar kërkesën e Blinkenit ndaj Serbisë ka thënë se këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Ai ka shtuar se duhet ruajtur miqësia speciale me SHBA-në.

“Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces”, ka shkruar ai.

Letra personale/ Sekretari amerikan Blinken i kërkon Vuçiçit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LINJAT ELEKTRIKE KANË..."/ Rama në Bërdicë të Shkodrës: Gjithçka është e re, investimet e OSHEE-së vazhdojnë
Previous article DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Orinda Huta konfirmon gjininë e bebushit në ditëlindjen e Turjanit

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT