• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LINJAT AJRORE/ Kërkohet ndërhyrja e Kuvendit për të ulur tarifat e TIA-s
Home
Sociale

LINJAT AJRORE/ Kërkohet ndërhyrja e Kuvendit për të ulur tarifat e TIA-s

25 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Komisioni i Konkurrencës i kërkon ndihmë kuvendit që koncesionari i aeroportit të Rinasit të ulë tarifat që u vendos linjave ajrore. Shqipëria ka çmimin më të lartë të biletave të fluturimit në rajon dhe Europë, ku shkak kryesor janë kostot 2 deri në 3 herë më të larta që firma që operon në aeroportin e Tiranës u vendos kompanive të fluturimit.

“Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i kërkojë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, mbështetjen Tuaj për të bërë të mundur zbatimin e rekomandimeve të këtij Vendimi.”

Në vendimet e tij të cilat datojnë që nga viti 2014, Autoriteti i Konkurrencës kërkon që tarifat e larta të shërbimeve aeroportuale të ndryshojnë njëherë në 3 vjet, siç sanksionohet dhe në kontratën që ka koncesionari i Rinasit me shtetin dhe po ashtu të orientohen drejt kostos së tyre duke mbrojtur konsumatorin. Detyrë kjo që duhet ta kishte bërë Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Për shkak të pozicionit të kompanisë koncensionari si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, Operatori Shtetëror i Autorizuar të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos.”

25% të vlerës në çmimin e një bilete e mbajnë tarifat e larta që Tirana Airport u vendos kompanive të fluturimit. Nga ana e saj qeveria ka hyrë në fazën e rishikimit ekonomik të kontratës, por sot qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë lëvizjen për shkak të çmimit 3 fish më të lartë të biletave krahasuar me aeroportet e tjera të rajonit. Për të shkuar këto ditë në Romë, Londër, Berlin dhe kryeqytete të tjera Europiane, vlera e një bilete nis nga 250 Euro të shkuar edhe deri në 1400 Euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëse dhe ju keni një mami në “topformë” si Dorina Mema, mos ia kurseni këtë dhuratë për ditëlindje
Previous article DESTINACIONI I JAVËS/ Gjiri i AKUARIUMIT një prej plazheve më të BUKUR. Ja si të shkoni dhe çfarë të... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT