ALPENews.al ka përzgjedhur për ditën e sotme t’ju prezantojë me plazhin magjepsës të Akuariumit (me vendndodhje në Gjirin e Jalit).
Plazhi i Akuariumit është një prej atraksioneve të shumta të jugut të vendit tonë, duke u përcaktuar edhe nga emri për nga uji i pastër, dhe gurëzat e vegjël të bardhë.
Shumë prej turistëve të cilët kanë vizituar disa herë gjirin e Jalit kanë shijuar edhe plazhin e Akuariumit.
Për të gjithë aventurierët Plazhi i Akuariumit mund të vizitohet vetëm nëpërmjet ecjes përgjatë 2 kilometrave rrugë të pashtruar, duke parë kështu një sërë kodrinash të cilat prej kohësh janë të vizitueshme nga të gjithë.
Ndërkohë që shijoni një fotografi ardhur nga plazhi i Akuariumit.
Ndërkohë një turiste britanike në 2016-ën shkruante me shumë dashuri për këtë vend:
një plazh i vogël që njihet si “Akuarumi”, sepse ngjason me një akuarium të madh. Mes gjireve gjenden edhe shumë plazhe të tjera të vogla për 10-15 persona që nuk duan turmën. Kini parasysh që duhet të pajiseni mirë me ushqime dhe gjithçka tjetër të nevojshme, për shkak se janë plazhe të virgjëra ku vështirë të gjesh atë që mund të duhet. (Vetëm në Gjirin e Gramës dhe në Gjipe mund të gjesh disa lokale të përshtatura në natyrë.)
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



