• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIBRAT FALAS/ Manastirliu: 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë përfitojnë për mosbraktisjen e shkollës
Home
Sociale

LIBRAT FALAS/ Manastirliu: 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë përfitojnë për mosbraktisjen e shkollës

12 September, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpërndan librat falas për fëmijët e komunitetit rom, në banesat sociale në Lanabregas: “Investimi në arsim, më i rëndësishmi, e gjithë vëmendja tek fëmijët”

“Investimi më i rëndësishëm është ai në arsim, ndaj në kuadër të reformave të qeverisë, familjet në nevojë përfitojnë bonus për çdo fëmijë, për mosbraktisjen e shkollës”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu gjatë shpërndarjes së librave falas për fëmijët e komunitetit rom, pranë banesave sociale në Lanabregas, në Tiranë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet financiarisht fëmijët e familjeve që përfitojnë nga pagesa e ndihmës ekonomike, që të mos braktisin shkollën. Mbi 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë, përfitojnë nga kjo politikë nxitëse për arsimimin e fëmijëve, pagesa të posaçme për ndjekjen e arsimit të detyrueshëm”, tha Manastirliu.
Vetëm për vitin 2018 fondi i vënë në dispozicion për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, për fëmijët që nuk braktisin shkollën është 171 milion lekë.
Gjatë shpërndarjes së librave dhe mjeteve shkollore falas për fëmijët e komunitetit rom që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, Manastirliu theksoi rëndësinë e vendimit të Qeverisë për libra falas nga klasa e parë në të katërtën për çdo fëmijë si dhe për të gjitha klasat, për fëmijët e familjeve në nevojë.

“Reformat e Qeverisë që garantuan libra falas për 190 mijë fëmijë, ku përfshihen edhe fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, padyshim që do t’i afrojnë më shumë këta fëmijë drejt arsimimit, si mënyra më e mirë për t’u integruar në shoqëri”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO MAHNISIN/ Sa shumë yje te KOSOVA, italianët i thurin lavde. Gjithçka perfekte...
Previous article Ish-trajneri i SPANJËS kundër kampionit të atletikës: Futbolli mësohet në...

k.autor

Postime të ngjashme

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit Aktualitet

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT