• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE”/ Çfarë pritet nga PARTIA E RE e Murrizit e Valterit. A do ti bashkohet Rudina Hajdari?
Home
Ekskluzive

“LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE”/ Çfarë pritet nga PARTIA E RE e Murrizit e Valterit. A do ti bashkohet Rudina Hajdari?

3 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kur pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 2021, opozita e re parlamentare ashtu sikurse edhe pritej prej kohësh ka lançuar për herë të parë logon e partisë së re.

Kanë qenë deputeti Myslym Murrizi dhe Halit Valteri ata që mkanë bere hapin e parë duke e shperndarë këtë të fundit. Logo ka në qender flamurin shqiptar dhe mbishkrimin “Lëvizja Demokratike Shqiptare” që do jetë edhe emri i partisë.

Ajo që ende nuk dihet janë anetarët e tjerë që do ti bashkohen kësaj lëvizje, por sipas informacioneve deri më tani janë 11 deputetë të angazhuar.

E pyetur nga AlpeNews.al, deputetja e opozites së re Edlira Hyseni u shpreh se ndonëse i uron sukses partisë së re nuk do jetë pjesë e saj.

“Partise se re, te kolegeve dhe miqve te mi te mire, u uroj suksese dhe rezultate te shkelqyera ne zgjedhjet e ardhshme, por une ende sjam bere pjese e ndonje projekti politik. Me kohe, do te shohim, tha Hyseni.

Deputetja Rudina Hajdari e ka lajmëruar edhe më herët se në shtator do shpallte nismën e saj për të krijuar një formacion të ri politik. Me ane të nje video, Hajdari fton qytetarët ta ndjekin në atë çka e quan “rrugëtim të ri” ku dhe thekson se pergjatë shtatorit do jetë në çdo qytet e lagje.

Sikurse Halit Valteri, edhe Rudina thekson fjalën “ndryshim”.

Ndonëse nga deputetja e Kuvendit nuk ka ende një logo zyrtare apo një emer konkret, deputeti Valteri hodhi dyshimet e para teksa ne një intervistë la të kuptohet se bëhet fjalë për të njëjtën lëvizje.

“Unë e di që Rudina Hajdari nuk ka dalë kundër kësaj partie, mund të jetë dhe kjo parti ajo që thotë Rudina Hajdari se është shumë shpejt.

Ne nuk kemi qenë kurrë të ndarë. Nëse Hajdari ka folur për një parti, unë flas për një parti, Murrizi flet për një parti, besoj se flasim për të njëjtën parti”, tha Valteri.

Ai gjithashtu u shfaq i bindur teksa theksoi se do marrin 20 mandate. Kujtojmë se regjistrimi i partisë nuk është bërë ende.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLESHTI" KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Luka Modric "qan" vendimin e Messit: Do të humbisnim shumë…
Previous article “MUNGESA E GJATË NA KA BËRË MIRË, GATI TË...”/ Hysaj: Ju tregoj problemin e vetëm të Shqipërisë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT