• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR METËS/ Kreshnik Spahiu: TETË arsyet pse duhet të dekretosh ministrin e Jashtëm dhe sulmi absurd i opozitës
Home
Politikë

LETËR METËS/ Kreshnik Spahiu: TETË arsyet pse duhet të dekretosh ministrin e Jashtëm dhe sulmi absurd i opozitës

3 January, 2019 F.autor Politikë

Kreshnik Spahiu ka adresuar një letër publike ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai i ka kërkuar kreut të shtetit që të firmosë dekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të cilin e cilëson si autokton shqiptar.

Ndër të tjera Saphiu shkruan:

I nderuar Z. President,

Me shqetësim të thellë kam ndjekur sulmet mediatike ndaj emërimit të Ministrit të ri të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj.

Arsyetimi i opozitarëve ndaj këtij emërimi ka një të përbashkët: “origjinën kosovare”. Ky arsyetim i turpshëm justifikohet me mungesën e CV dhe çertifikatën e sigurisë!

Për arsyet e renditura më poshtë ju kërkoj si jurist, jashtë politikës, që Ministri i Jashtëm duhet të mos pengohet në marrjen e funksionit për këto arsye:

1- Mosha e tij nuk është e re aspak, madje ai ka të njëjtën moshë me liderin e opozitës, Lulzim Basha, kur këtij të fundit iu besua i njëjti dikaster, pra si shef i diplomacisë shqiptare.

2- Shqipëria ka pasur kryeministër 28 vjeçar Pandeli Majkon dhe disa ministra në atë moshë!

3- Shqipëria në 28 vite ka pasur si praktikë mbi 10 ministra me origjinë dhe shtatsi greke, bullgare apo maqedonase!

4- Shqipëria ka pasur në atë post edhe persona që nuk kanë qënë aspak me nacionalitet apo kombësi shqiptare, ose kanë patur bashkëshorten shtetase jo shqiptare!

5- Ministri i ri i Jashtëm është me dy prindër shqiptarë dhe me kombësi 100% shqiptare!

6- Ministri i ri Jashtëm nga Kosova është me arsim origjinal dhe jo të falsifikuar si gjysma e ish-ministrave që kemi njohur në 28 vite!

7- Aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 200.000 shtetas me origjinë nga Kosova dhe ata duhet të gëzojnë të drejta të barabarta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur njësoj si tropojanët, shkodranët, lushnjarët, korçarët, çamët etj.

8- Nuk ka asnjë shkak kushtetues që ju të mos e dekretoni dhe shkaqet e nxjerra nga opozita janë tërësisht jo ligjore.

Për të gjitha këto arsye çdo rrëzim i kandidaturës së z.Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm do të ishte një akt tërësisht anti-shqiptar dhe do të ngjallte frymën e racizmit apo diskriminimit krahinor.

Kosova është Shqipëria veriore zoti President, atje jetojnë shqiptarë etnik dhe autokton, flasin shqip dhe kanë tradita shqiptare si unë dhe ju, të trashëguara ndër shekuj.

Unë shpresoj që firma juaj do jetë një dekret patriotik shqiptar dhe jo njollë historike e vulosjes së racizmit dhe diskriminimit krahinor nga simboli i unitetit kombëtar.

Me respekt,
Kreshnik Spahiu
Avokat!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA NDESHJES "DERBI"/ Ja reagimi i Shaqirit për sfidën ndaj Man Cityt (FOTO)
Previous article "ÇDO DITË ËSHTË FESTË"/ Alban Skënderaj publikon foton "e ëmbël" dhe bën dedikimin prekës për të bijën

F.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT