• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEGJENDAT E TIRANËS/ Historitë e plota të të fortëve, Gaz Muça, Naim Zyberi, Miri i Xhikes
Home
Aktualitet
Kronikë

LEGJENDAT E TIRANËS/ Historitë e plota të të fortëve, Gaz Muça, Naim Zyberi, Miri i Xhikes

30 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ky është një udhëtim pas në kohën kur në Tiranë ligjin nisën ta bënin bandat e para të të fortëve, bëmat e të cilave tashmë rrëfehen me peshë legjendash.

Më i pari i të fortëve të Tiranës së sapo çliruar nga rendi komunist, do të ishte Gazmend Muça, gangsteri që kontrollonte rrugën “Bardhyl”. Historitë e tij të kohës së komunizmit kanë mbetur të turbullta. Është përfolur dëshira për të kalëruar, madje thuhet se ka provuar edhe birucën pas vjedhjes së një kali në një ndërmarrje bujqësore.

Ndërsa ngjarja që do e ngjiste në fronin e mbretit të të fortëve do të ishte eksodi masiv i fillim gushtit 1991 në drejtim të Italisë.

Saktësisht bëmat e Gaz Muçës fillimisht u lidhën me anijen “VLORA”, që udhëtoi nga Durrësi në drejtim të portit italian të Barit, më 8 gusht. U përfol se ai drejtonte një grup të armatosur, se kishin marrë komandën e anijes, se kishin vendosur rregull mes mijëra njerëzve dhe se, në ndonjë rast,  të pabindurit, i kishin flakur në det.

Konfliktet mes grupeve të para të gangsterëve të Tiranës nuk ngjajnë aspak me ato të të fortëve të kohëve aktuale. Ato shkaktoheshin për konflikte banale të lindura për shkak të karshillëkut, fyerjeve dhe sidomos për cenim të territorit.

Fare i rëndomtë do të ishte edhe konflikti që do të çonte në vrasjen e egër të Gazmend Muçës, por ishin rregullat e kohës ato që nuk e toleronin.

Pas vrasjes së Gazmend Muçës, regjistruar në datën 7 prill 1992, për fat policia arriti të arrestonte një nga autorët, Neim Zyberin, edhe ky një tjetër emër legjendar për kohën. Por edhe pse drejtësia nuk e fal, duke e dënuar me 25 vite heqje lirie, Neim Zyberi, ashtu si shumë të burgosur të tjerë, do të fitonte shumë shpejt lirinë….

Pikërisht historitë e plota të të fortëve të parë të Tiranës, nga Gazmend Muça te Neim Zyberi, Franc Konomi, Miri i Xhikes e të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIGJET RAUNDI I TRETË/ Opozita nuk çon asnjë kandidat në tryezë, “topi” i kalon PS për presidentin e ri! Sot seanca...
Previous article DOSSIER/ Historia e priftit që u pushkatua në ’72-in në Krujë: Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeverisë për krimet...

s.autor

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT