• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIGJET RAUNDI I TRETË/ Opozita nuk çon asnjë kandidat në tryezë, “topi” i kalon PS për presidentin e ri! Sot seanca…
Home
Politikë

DIGJET RAUNDI I TRETË/ Opozita nuk çon asnjë kandidat në tryezë, “topi” i kalon PS për presidentin e ri! Sot seanca…

30 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Raundi i tretë dhe mundësia e fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri konsensual mes maxhorancës dhe opozitës është djegur, pasi partitë politike opozitare nuk dorëzuan asnjë emër për t’u votuan në seancën e sotme.

Në bazë të marrëveshjes për zgjedhjen e një Presidenti konsensual, maxhoranca vendosi të mos propozojë asnjë emër deri në raundin e tretë, duke u dhënë mundësinë partive opozitare. Mungesa e një emri bën që ashtu si në dy raundet e para, edhe raundi i tretë në Kuvend të kalojë pa votim. Tani i gjithë procesi i zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës është në dorën e maxhorancës socialiste, e cila në dy raundet e tjera do të propozojë kandidatët e saj.

Ndonëse deri tani nuk kanë nxjerrë asnjë emër si kandidat potencial, radha është te PS, e cila i ka votat të mjaftueshme për të përcaktuar kreun e ri të shtetit. Në qoftë se në 3 raundet e para, Presidenti zgjidhej me shumicë të cilësuar prej 84 votash, tashmë në dy raundet e mbetura, maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me një shumicë të thjeshtë prej 71 votash, nga 74 mandate që ajo ka në Kuvend.

Kujtojmë që palët ishin shumë afër një marrëveshjeje gjatë raundit të dytë, por gjithçka u përmbys, pasi kreu i Grupit Parlamentar të PDsë, Enkelejd Alibeaj, propozoi një formulë ku PS duhet të jepte firmat për kandidatët e PD-së, kusht që nuk u pranua nga homologu i tij socialist, Taulant Balla. Kjo, pasi më herët, PS kishte dhënë garancinë se në tri raundet e para nuk do propozonte emër dhe do të respektonte draftin e propozuar nga Alibeaj.

Opozita ka hedhur vazhdimisht akuza se maxhoranca po e përdor këtë proces si fasadë dhe do zgjedhë të preferuarin e saj, ndërsa qeveria bënte thirrje për emra konkretë. Nuk dihet dhe as mund të parashikohet ndonjë rrjedhje e votave brenda PS, ashtu se ndonjë deputet i opozitës mund të ndryshojë kah në këtë çështje.

Me “topin” nën këmbët ë saj, maxhoranca pas seancës së sotme do të nisë një tjetër proces, atë të përzgjedhjes së kandidaturave e më pas t’i dërgojë në Kuvend për votim. Më herët, ajo zhvilloi një proces, ku deputetët socialistë propozuan në një zarf anonim, tre emra si kandidatë të mundshëm për President sipas tyre. Nga i gjithë ai proces, në opsionin publik u lakuan shumë emra, por asnjë prej tyre nuk u konfirmua zyrtarisht nga PS.

Po çfarë do ndodhë më pas?

PS nuk do të humbë kohë, pasi sipas Kushtetutës, raundi i katërt duhet të zhvillohet brenda 7 ditësh nga i treti dhe data e votimit në Parlament, vendoset nga Konferenca e Kryetarëve. Duke u bazuar tek afatet kushtetuese, Presidenti i ri do të jetë votuar në Kuvend brenda gjysmës së parë të qershorit, ose 1 muaj përpara mbarimit të mandatit të kreut aktual të shtetit.

Vetë Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se nëse nuk do kishte konsensus edhe në këtë raund, PS do të niste menjëherë punën brenda partisë. “Merren me profilin ata që nuk duan të merren me zgjidhjen. Zgjidhja është një njeri që përmbush detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e të shkuarës. Nuk kemi vendosur asgjë.

E kemi ndjekur këtë proces me durim duke dëgjuar të gjithë dhe lloj-lloj çudish. Ajo që ne do bëjmë është se do presim në raundin e tretë dhe nëse do jetë i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim konkretisht me përfaqësuesit e PS në kryesinë e partisë. Më pas do t’i drejtohemi Grupit Parlamentar dhe më pas do t’ia dërgojmë Kuvendit. Sigurisht, nuk do ta lëmë vendin pa President”, tha Rama, pas seancës ku dështoi raundi i dytë.

Çfarë thotë Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit

Ilir Meta do jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022. Në bazë të Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nisi jo më vonë se 60 ditë para 24 majit. Deri më sot janë djegur tri raundet e para të zgjedhjes së kreut të shtetit, pasi asnjë nga partitë politike nuk paraqiti në Kuvend asnjë emër si kandidat. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat.

Opozita, së cilës iu dha mundësia, nuk e bllokon dot procesin as me mospjesë marrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tri raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëritjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Në rastin më të keq, nëse Presidenti nuk zgjidhet as në raundin e pestë, shpërbëhet Parlamenti.

VOTA

I duhen maxhorancës socialiste për të votuar kandidatin e saj për President të Republikës në dy raundet e mbetura. Pas tri raundeve e para që donin 84 vota dhe rrjedhimisht konsensus politik, tani PS ka dorë të plotë procesin që nis menjëherë pas seancës së sotme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VEÇANTË! Fituesit e Eurovisionit shesin kupën, paratë ia dhurojnë ushtrisë për të blerë dronë
Previous article LEGJENDAT E TIRANËS/ Historitë e plota të të fortëve, Gaz Muça, Naim Zyberi, Miri i Xhikes

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT