• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LEGALIZUAN PRONAT PËR TË SIGURUAR VOTA”/ Akuzohet për korrupsion aktiv, gjykata merr vendimin për Ylli Barutin me 1 vit burg
Home
Aktualitet
Kronikë

“LEGALIZUAN PRONAT PËR TË SIGURUAR VOTA”/ Akuzohet për korrupsion aktiv, gjykata merr vendimin për Ylli Barutin me 1 vit burg

31 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor shtetasin Ylli Baruti për veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, duke e dënuar me 1 vit burgim pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.Po ashtu ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje për disa shtetas, sipas përgjimeve të bisedave telefonike.Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, dyshohet se kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve, si  për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut.

Ndërsa Alqi Hajdini, jurist dhe Ylli Baruti, në rolin e sekserit, nëpërmjet pranimit të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Njoftimi:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 100, i vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ylli Baruti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 224 i Kodit Penal, para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43, të vitit 2021 dhe neni 25 i Kodit
Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Besmir Stroka dhe Etleva Deda, me vendimin nr.26, datë 30.03.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Baruti për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i K.Penal, para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43, të vitit 2021 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulja e 1/3 së dënimit me burgim dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ylli Baruti me 1 vit burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ylli Baruti dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 vitesh, dyfishi i masës së dënimit.

4. Urdhërohet i pandehuri Ylli Baruti të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

5. Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.

6. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRHEQJE E PAPRITUR/ Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi
Previous article AKUZAT SE E EMËROI BALLUKU NË KRYE TË DETYRËS/ Lamallari: Hita oficer karriere, procesi i përzgjedhjes transparent

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT