• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lamtumirë fryrjes së barkut me këto truke të thjeshta!
Home
Shëndet

Lamtumirë fryrjes së barkut me këto truke të thjeshta!

23 January, 2018 g.autor Shëndet

Na ndodh të gjithëve që në periudha të ndryshme të ndjejmë fryrje të stomakut. Kjo gjë është shenjë e një problemi digjestiv dhe manifeston përmes barkut të fryrë. Në fakt është një kombinim i gazrave të bllokuar, lëngjeve dhe lëndëve të ngurta në zorrë, që për hir të së vërtetës kthehet në një problem shqetësues.

Fryrja mund të shkaktohet nga një dietë e varfër, stresi, ndotësit e ajrit ose ilaçet. Për fat të mirë është një problem i përkohshëm që nuk zgjat shumë, por duhet të filloni të shqetësoheni nëse shoqërohet me kapsllëk, diarre, vjellje dhe humbje të papritur të peshës.

Më poshtë keni disa këshilla të thjeshta të cilat mund t’jua parandalojnë këtë problem:

Pini shumë ujë çdo ditë
Trupi i njeriut ka nevojë për ujë, që të qëndrojë i hidratuar dhe për të eliminuar problemet si fryrja e stomakut. Ju duhet të pini shumë ujë, në mënyrë që të mbani të hidratuar indet dhe të ndihmoni sistemin e tretjes. Në të njëjtën kohë, sigurohuni që të shmangni pijet alkoolike, ato me ngjyrues artificial dhe produktet e qumështit të cilat mund të shkaktojnë gazra.

Mos konsumoni shumë ushqime që përmbajnë karbohidrate
Karbohidratet lidhen me molekulat e ujit në trup, duke formuar glikogjen i cili është lëndë djegëse për trupin. Në vend të bukës ose makaronave, hani më shumë perime dhe zarzavate.

Hani vakte të lehta
Ushqimet e rënda janë shkaku kryesor që lidhet me fryrjen e stomakut. Sigurohuni që të mbani veten në kontroll dhe konsumoni vakte të lehta.

Jo shumë natrium në ushqimin tuaj 
Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë natriumi e bëjnë trupin tuaj të “mbledhë” ujë dhe lëngje. Prandaj kufizoni marrjen në 2500 mg. në ditë.

Shmangni ëmbëlsuesit artificialë
Xylitol, sorbitol, aspartame dhe manitol janë të gjitha alternativa të sheqerit artificial që mund të shkatërrojnë shëndetin tuaj. Ata lidhen me probleme serioze, prandaj mundohuni të mos i konsumoni.

Shtoni sasinë e fibrave në dietën tuaj
Fibrat janë shumë të rëndësishme për tretjen dhe shëndetin tuaj, prandaj nevojitet t’i shtoni në dietën tuaj ditore. Sidoqoftë, fibra e tepërt mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të tretjes, kështu që masa e rekomanduar është 20-25 gr në ditë. Pini shumë ujë dhe sistemi juaj i tretjes do të funksionojë në mënyrë të përsosur!

Përtypuni ngadalë 
Të ngrënit shpejt mund të shkaktojë fryrje. Hani ngadalë!

Zgjidhni frutat dhe perimet e duhura
Mango, pjeshkë, qershi, rrush, brokoli, lakër etj. janë të gjitha shumë të dobishme për shëndetin tonë, por ato mund të kontribuojnë në fryrjen e stomakut.
Shmangini këto fruta dhe përdorni luleshtrydhet, boronicat, portokallin, si dhe kungujt dhe kastravecët.

/shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mos i ringrohni këto 8 ushqime, mund të helmoni familjen tuaj
Previous article Ju kanë ftuar për darkë? 8 truke si ta nderoni veten

g.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT