• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Ju kanë ftuar për darkë? 8 truke si ta nderoni veten
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

Ju kanë ftuar për darkë? 8 truke si ta nderoni veten

23 January, 2018 g.autor Lifestyle, Shtëpi & Kopshte

Eksperti i kuzhinës Marie Aline jep disa këshilla të vlefshme, ndër të cilat mësimi i ditës është: hani mes miqve. Ja cilat janë 8 rregullat:

Lulet

Zgjidhni lule për të ftuarit tuaj, por jo të verdha, sepse duan të thonë “e di që je tallur me mua”, gardenjat duket sikur pëshpërisin një “të dua në fshehtësi”, kështu që bëni kujdes kur t’i zgjidhni.

Do të ishte mirë ta dinit më herët se cilat lule preferon ai që ju ka ftuar, në mënyrë që të jeni të përgatitur.
Shkoni atje me një shishe verë
Është zgjedhje e vështirë që të gjesh një shishe të mirë vere. Ja dy ose tre gjëra që duhet të dini, sipas Marie Aline:

1. Shmangni me çdo kusht dyqanet e mëdha të shitjes me pakicë të verës, sepse shesin verë standarde.

2. Zgjidheni verën në një dyqan të vogël ku vitrina nuk bie shumë në sy. Shikoni çmimin, kontrolloni që vera e kuqe nuk është me çmim të lartë, do të jetë patjetër zhgënjyese si zgjedhje.

3. Nuk ka rëndësi nëse është e kuqe ose e bardhë, kërkoni një verë me minerale, plot fruta, me shije banane. Nëse gjeni një verë ‘Loire’, apo një ‘Cotes du Rhône’, apo një emër që kurrë më parë nuk e keni dëgjuar, atëherë merreni: vera fsheh gjithmonë surpriza, është kuriozitet .. . vetë jeta!

Mos tregoni shaka të gjata

Koha kalon më ngadalë kur dëgjoni dikë, se sa kur flisni ju vetë. Ndaj mos tregoni shaka të gjata.

Ushqimet e preferuara

Mundohu të gatuash diçka, me produktet e stinës dhe ta çosh tek darka ku jeni të ftuar. Për shembull, në stinën e vjeshtës është shumë i mirë pilafi me kungull, ose kungulli si ëmbëlsirë.Të ftuarit do ta vlerësojnë kujdesin që ju tregoni për t’u ushqyer shëndetshëm dhe sipas perimeve të stinës.

Mos e vendosni telefonin në tryezë

Ne nuk i vëmë bërrylat në tavolinë, aq më pak telefonin. Kjo është sjellja e duhur. Për të njëjtën arsye, nuk duhet të përgjigjeni në telefon, kur shtrohet darka. Në drekë, ju gjithmonë mund të prisni një “telefonatë të rëndësishme”. Por gjatë darkës, zyrat janë të mbyllura. Për më tepër, nuk duhet të shkruani mesazhe në telefon gjatë kohës që jeni në tryezë.

Pse duhet t’ vëmë të dy duart në tavolinë

Mënyra e sjelljes në tavolinë është shumë e rëndësishme për t’u prezantuar në një darkë mes miqsh, ose të panjohurish. Tregon klasin tuaj, ndaj ashtu siç nuk vendosen bërrylat në tavolinë, edhe duart duhet të qëndrojnë sipër, për shkak të etikës.

Ndihmoni në kuzhinë nëse keni mundësi

Nëse gatimi i darkës ku jeni ftuar nuk ka përfunduar ende, ndihmoni në kuzhinë. Mund të tregoni aftësitë tuaja dhe ndërkohë të mësoni diçka të re.

Kthimi i ftesës

Fto edhe ti për një darkë miqtë, nëse kjo është e mundur. Këto janë dy rastet të zakonshme:

1. Darka ishte e shijshme, vera e shijshme dhe ju patët një shërbim perfekt. Nëse dëshironi t’ua ktheni me të njëjtën monedhë miqve, organizoni një darkë në shtëpi edhe ju. Nëse nuk keni mundësi, ftojini të hanë në ndonjë restorant.

2. Darka ishte një fatkeqësi, ushqimi dhe vera pa shije, por gjithsesi kthejuani ftesën. Përgatisni diçka të shpejtë, një sallatë të vogël, verë dhe djathë të mirë.

/shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lamtumirë fryrjes së barkut me këto truke të thjeshta!
Previous article 5 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë përpara se të shtriheni për të fjetur

g.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT